Kriza politike/ Meta: Zgjedhjet pa standarde na largojnë nga integrimi në BE

0
166

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në një trajnim informues me të rinjtë e Fierit mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Duke folur para të rinjve fierakë, Meta tha se integrimi evropian nuk do të thotë thjesht realizimi i disa ligjeve, por do të thotë realizimi i disa standarde në praktikë, të cilat preken çdo ditë nga qytetarët, që nga mjedisi, infrastruktura e deri te një vend pune më i mirë.

“Në radhë të parë integrim evropian do të thotë që të kemi një nivel evropian të komunikimit me njeri-tjetrin, në komunitet dhe kudo, e në mënyrë të veçantë në politikë, sepse kjo po na kthehet në një pengesë serioze për të gjithë ecurinë e integrimit evropian të vendit”, u shpreh Kryetari i LSI-së, duke theksuar rëndësinë e vendosjes së dialogut politik për të pasur zgjedhje me standarde evropiane dhe për të garantuar realizimin e reformave që na afrojnë me Bashkimin Evropian.

“Dua të nënvizoj rëndësinë e vendosjes sa më shpejtë të dialogut politik për të garantuar zgjedhje të standardeve plotësisht evropiane në 18 qershor, në mënyrë që vendi çdo ditë e më shumë të hedhë një hap drejt këtyre zgjedhjeve, që duhet të jenë plotësisht të standardeve evropiane dhe jo të kthehet në një hap drejt thellimit të një krize politike apo të një krize zgjedhore. Sepse kjo na largon nga Bashkimi Evropian dhe njëkohësisht cenon ecurinë e të gjithë reformave të tjera, që janë jetike jo vetëm për integrimin evropian, por në radhë të parë për të forcuar paqen sociale dhe stabilitetin politik në vend, për të forcuar sundimin e ligjit, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe për të siguruar një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e biznesit vendas e sidomos për tërheqjen e investimeve të huaja”, deklaroi ndër të tjera Kryetari i LSI-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here