I dhuroi veshkën një të panjohuri, kur e takoi pasoi befasia (Video)

0
420

Ashley McIntyre e dinte se do të ndryshojë jetën e dikujt, kur vendosi ta dhurojë njërën veshkë, por kurrë nuk kishte besuar së një vendim i tillë do të ketë aq ndikim të madh në jetën e saj.

Në radio kishte dëgjuar historinë e Danny Robinson (25), i cili kishte kaluar tri vite në listën e pritjes për transplantimin e veshkës.

Ashley ishte prekur aq shumë me historinë e tij, sa që kishte vendosur ta ndihmojë. Ajo kishte marrë informacione të bollshme për të riun e sëmurë, dhe kështu kreu disa teste me të cilat u konstatua se mund të jetë dhuruese.

Ata për herë të parë janë takuar një muaj para ndërhyrjes kirurgjike, dhe atë në prani të familjeve të tyre.

“Jemi emocionuar shumë. Ata më thanë se përgjithmonë do të jem pjesë e familjes së tyre”, ka deklaruar Ashley.

Pas takimit të tyre të parë, ata vazhduan të mbajnë kontakte. Shpesh bisedonin në telefon dhe shkëmbenin mesazhe. Nuk është se nuk kanë menduar për lidhje, por ishin të brengosur se çfarë do të ndodhë në procedura e transplantimit dështon…

Por pasi që operacioni shkoi mirë, Robinsonit iu dha mundësia për të vazhduar jetën pa brenga, e pse jo edhe të bashkohen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here