Çfarë po ndodh brenda së majtës? Kokëdhima takimi kokë më kokë me Metën

0
249

Ndërkohë që opozita vazhdon të qëndrojë stoike dhe e unifikuar në qëndrimet e saj, brenda kampit të majtë duket se ka zhvillime dhe “intriga” që zhvillohen me shpejtësi, orë pas ore.

Paralelisht me Edi Ramën që duket se nën rrogoz po fut në lojë Ben Blushin “armik”, një tjetër ish-mik i tij po lëviz fortë edhe në bazë edhe nëpër kancelaritë e të majtës, që vetëm në letra mund të quhet e bashkuar. Kështu vetëm pak minuta më parë, kreu i Lëvizjes “Zgjidhja” është parë të dalë i buzëqeshur “vesh më vesh” nga zyra e kreut të Kuvendit Ilir Meta.

Pavarësisht se nuk ka ende informacion se çfarë ka biseduar aleati strategjik i Ramës me drejtuesin e një lëvizje që po rritet frikshëm në bazën e PS-së, loja është hapur tashmë për të gjithë aktorët brenda së majtës, shkruan syri.net.Nuk duhet harruar fakti se katër vite më parë, Kokëdhima në atë kohë edhe në rolin e gurusë së Ramës, ishte një nga protagonistët e bashkimit të tyre me marrëveshjen e 1 Prillit në Shkodër.

Por sot situata ka ndryshuar dhe Kokëdhima i flakur nga sekti i Rilindjes së Ramës, po lufton fortë me të gjitha mundësitë për të rrëzuar lidershipin që sipas tij ka uzurpuar PS-në e vërtetë. Cili është roli i Ilir Metës në gjithë këtë histori? Ka qenë ky i fundit që po josh dhe afron Kokëdhimën për ti dërguar sinjale dhe mesazhe Ramës, apo e kundërta?

Ngjarjet po zhvillohen me shpejtësi dhe shumë shpejt turbullira që ka pushtuar kampin e majtë, do të kthjellohet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here