13 fakte magjepsëse për Egjiptin e Lashtë

0

Egjipti i lashtë” është toka e magjisë dhe mistereve. Origjina e tij është që në vitin 3150 para Krishtit. Që kur Egjipti i epërm dhe i poshtëm u bashkuan nën sundimin e Mbretit Mener, ic ili ishte faraoni i parë, qytetërimi i lashtë egjiptian ka qenë burim frymëzimi për historianë dhe arkeologë. “Egjipti është dhurata e Nilit”, thotë historiani grek, Herodoti, shkruan standard.al

Loading...

Sfinksi i Madh

Është skulptura më e lashtë misterioze, që duket si një krijesë me kokë njeriu dhe trup luani. Me vendndodhje në Giza, mendohet se ai ka fytyrën e Faraonit Khafre. Shumica e shkencëtarëve besojnë se është ndërtuar gjatë sundimit të këtij faraoni. Nuk ka mbishkrime të mbretërisë së vjetër që të përshkruajnë strukturën apo qëllimin e tij.

Piramida e Khufusë

Është një prej shtatë mrekullive të botës së lashtë që ekziston ende. Piramidat u ndërtuan për të mbajtur mumjen e faraonit dhe për ta ndihmuar në udhëtimin drejt qiellit. Egjiptianët e lashtë mendonin se shpirti i mbretit faraon do të kujdesej për ta dhe do të mbante të keqen larg, shkruan standard.al. Piramidat e mbretëreshave ishin më të vogla, më të thjeshta dhe të rrethuara me tempuj. Ka ende debate për arsyen e ngritjes së tyre, ndërkohë që disa mendojnë se janë monumente varrimi, dhe të tjerë se atokanë qenë një makineri ringjalljeje!

Perënditë dhe perëndeshat

Egjiptianët e lashtë besonin tek perënditë dhe perëndeshat që ishin më shumë se 2000. Secili kishte një rol të ndryshëm në jetët e tyre; disa ishin krijues, të tjerë ruanin paqen dhe harmoninë. Shumë qytete luftonin me qëllim që perënditë e tyre lokale të ishin në shkallën më të lartë të fesë. Perënditë dhe perëndeshat kishin formën e trupit të njeriut dhe kokë kafshe.

Gjuha e hieroglifeve

Egjiptianët e lashtë mendonin se është e rëndësishme të shkruash dhe ndash informacionin për të gjithë aspektet e jetës. Kështu që ata krijuan shkrimin me 24 simbole dhe sinjale të quajtur hieroglife. Ata shkruanin në enë, në muret e tempujve dhe në papiruse.

Letra e Papirusit

Papirusi, që egjiptianët e lashtë e përdornin për shkrimin, bëhej nga bima e papirusit dhe për herë të parë u përdor në Egjipt dhe jug të SUdanit, diku rreth mijëvjecarit të katërt para Krishtit. Në atë kohë,

papirusi bëhej vetëm në Aleksandri kështu që ai ishte porti ku anijet nga e gjithë bota vinin për të blerë këtë material të vyer. Ai ishte një prej arsyeve për begatinë ekonomike të Aleksandrisë.

Jeta e përtejme dhe rilindja

Egjiptianët e lashtë besonin në jetën e përtejme dhe rilindjen. Për ta, vdekja ishte një gjendje pushimi dhe pritjeje për ringjalljen. Ata besonin se ka një jetë të përtejme dhe se duke bërë mirë, zemra e

njeriut bëhet më e lehtë. Pasi sipas legjendave të lashta egjiptiane, perëndesha Maat e peshonte zemrën dhe nëse ajo ishte e rëndë, i vdekuri mbetej përgjithmonë në varr.

Mumifikimi

Me kalimin e kohës, egjiptianët zhvilluan një metodë për të ruajtur trupat pas vdekjes, që sot e quajmë mumifikim. Në Egjiptin e lashtë, Mumifikimi lidhej me pavdekësinë dhe kjo ide i bëri egjiptianët të ndërtonin piramida, tempuj dhe konstruksione shumë të mëdhenj, ata gjithashtu kujdeseshin për trupat e të vdekurve pasi mendonin se në jetën e përtejme, shpirti do të kthehej tek trupi, shkruan standard.al.Procesi i mumifikimit përfshinte heqjen e organeve përveç zemrës, më pas mbështjelljen e trupit me lino për ta mbrojtur, me qëllim që shpirti ta njohë në jetën e përtejme.

Bukuria dhe kozmetika

Varret e egjiptianëve të lashtë janë burimi kryesor i informacionit sot, pasi aty ishte varrosur gjithçka bashkë me faraonët, si orendi, arkivole, mjete, bizhuteri, zbukurime, statuja, dhe ngjarjet e jetës së

tyre janë regjistruar në mure. Bukuria dhe kozmetika ishin pjesë integrale e Egjiptit të lashtë dhe shenjë shenjtërie. Ata përdornin tualet për sytë, flokët dhe fytyrën. Ata krijonin përzierje për mbrojtjen e lëkurës. Edhe burrat edhe gratë i përdornin këto përzierje.

Të drejta të barabarta

Gratë në Egjiptin e lashtë kishin të njëjtat të drejta ligjore dhe ekonomike, përveç barazisë sociale. Gratë egjiptiane mund të blinin dhe shisnin prona dhe nëse punonin jashtë shtëpisë, merrnin të njëjtën pagë si burrat.

Martesat në Egjiptin e lashtë

Martesat në Egjiptin e lashtë ishin një akt i dëshirueshëm për të dy gjinitë, pasi familja ishte shumë e rëndësishme për ta. Shumica e burrave martoheshin para moshës 20 vjeç dhe vajzat edhe në moshën 15 vjeç, dhe secila palë mund të inicionte divorcin. Por ka shumë informacione të panjohura për ceremonitë martesore.

Argëtimi dhe sportet

Argëtimi kishte një rol jetik në jetën e egjiptianëve të lashtë; të gjithë egjiptianët dëgjonin muzikë dhe kërcenin. Ekipe vallëzimi kryenin performanca në festa dhe në tempuj fetarë. Kërcimtarët kërcenin solo, si çifte dhe si grupe, shkruan standard.al. Sporti kishte gjithashtu rol të rëndësishëm në jetët e egjiptianëve të lashtë dhe shumë sporte të sotëm luheshin prej tyre. Ata vendosnin rregulla dhe zgjidhnin një uniformë për lojtarët. Mbretërit merrnin pjesë në konkurse sportive dhe u jepnin çmime fituesve.

Rrobat e egjiptianëve të lashtë

Egjiptianët mbanin rroba të zbukuruara me bizhu dhe gurë të çmuar. Gjithashtu rrobat e tyre bëheshin për të siguruar rehati në shkretëtirën e nxehtë. Në shumicën e kohës përdornin linonë, ndërsa njerëzit e pasur mbanin fibra kafshësh. Fëmijët nuk mbanin rroba deri në moshën 6 vjeç.

Paruket

Egjiptianët e lashtë, burrat dhe gratë mbanin paruke sidomos klasat e pasura, dhe ato përbëheshin nga flokë njeriu dhe kali si dhe përfshinin zbukurime. Ndonjëherë ata mbanin paruke për të mbrojtur kokën gjatë punëve të rrezikshme./standard.al

Loading...

Lini nje pergjigje