FOTO/ Françesk Radi i sëmurë rëndë, mbesa e tij Rozana prek me fjalët e saj

0

Artisti i njohur shqiptar, Françesk Radi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore prej 2 netësh. Mjekët e urgjencës së re ku ndodhet kantautori kanë pohuar se Radi është shtruar në reanimacionin qendror në QSUT dhe gjendja e tij është shumë e rëndë. Mjekët bëjnë të ditur se këngëtari ka pësuar hemoragji masive të trurit.

 

 

Mbesa e tij, Rozana Radi, ka postuar një foto me një mesazh prekës në Instagram: “Lutem per ty ! Zoti do tregojet i meshirshem e do te lere ketu me ne! Eshte shume heret per tu larguar . Kemi nevoje ne toke per ty”, shkruan ajo.

Detaje të reja për gjendjen shëndetësore të këngëtarit të madh ende nuk janë zbuluar, por mësohet se po vazhdon të mbahet nën vëzhgimin e mjekëve.

radi

 

Lini nje pergjigje