Pas ish-ministrit Tahiri, Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako thirret në Prokurori, ja përse dëshmon

0
159

Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako i është drejtuar ditën e sotme Prokurorisë e Krimeve të Rënda, ku u thirr të dëshmonte për kërcënimin e rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule në prill të 2016-ës, pak para zgjedhjeve në universitet.

 

 

Kreu i Policisë do të pyetet për informacionet mbi kërcënimin e dy akademikëve prej Emiljano Shullazit dhe grupit të tij gjatë në kulmin e zgjedhjeve në Universitet.

Të premten në Prokurori ka dëshmuar edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Koni u kërcënua në muajin prill të 2016-ës që të tërhiqej nga gara për rektor në UT, jashtë një hoteli në Tiranë, ndërsa rastin e denoncoi në policinë e Tiranës, e më pas ka marrë kontakte me drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.

Ky i fundit bashkë me dy rektorët Koni dhe Kule kanë shkuar në zyrën e ministrit të Brendshëm, në atë kohë, Saimir Tahiri, ku kanë shpjeguar ngjarjen që u kishte ndodhur. Tahiri u ka premtuar rektorëve angazhimin e Policisë për zbardhjen e ngjarjes. Të njëjtin premtim bëri për ta edhe Lindita Nikolla.

Kujtojmë se Emiljano Shullazi u arrestua në mesin e muajit prill 2017, pasi ish-kryeministri Sali Berisha publikoi kërcënimin që u ishte bërë rektorëve Mynir Koni dhe Dhori Kule. Në mbrëmje të po asaj dite, Prokuroria e Krimeve të Rënda firmosi urdhërarrestin për Shullazin e miqtë e tij Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin me akuzën e katër rasteve të gjobëvënies ndaj biznesmenëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here