Ku shkoi lufta kundër trafiqeve të paligjshme?

0
206

Më në fund amullia e synimeve të qarta ç’orientuese reformatore po merr formën e duhur “ligjore” në luftën kundër krimit të organizuar dhe çuditërisht dhe në luftën kundër terrorizmit. Dy ditë më parë si për të vendosur përfundimisht emrin e tij në këtë katrahurë ligjore, kryereformatori Xhafa (ka qejf të quhet Drejtues jo Sekretar), drejtoi mbledhjen që miratoi Kodin e Procedurës Penale duke ndryshuar atë të vjetrin nën frymën e fanarit të ndezur nga 140 votat histo (e)rike. Ndër të tjera ky Kod përcaktoi dhe kompetencat e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Dhe pa zhurmë, thjesht ashtu si dinë ta bëjnë ata që punën në hetuesi e nisnin kur errej neni 75/a i këtij Kodi përcaktoi se:

“Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjykon:

a) krimet e parashikuara nga nenet 244, 244/a, 245, 245/1, 257, 258, 259, 259/a, 260, 319, 319/a, 319/b, 319/c, 319/ç, 319/d, 319/dh, 319/e;

b) çdo vepër penale e kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, sipas përcaktimeve të Kodit Penal;

c) akuzat penale kundër Presidentit te? Republike?s, Kryetarit te? Kuvendit, Kryeministrit, ane?tarit te? Ke?shillit te? Ministrave, gjyqtarit te? Gjykate?s Kushtetuese dhe te? Gjykate?s se? Larte?, Prokurorit te? Pe?rgjithshe?m, Inspektorit te? Larte? te? Drejte?sise?, Kryetarit te? Bashkise?, deputetit, ze?vende?sministrit, ane?tarit te? Ke?shillit te? Larte? Gjyqe?sor dhe te? Ke?shillit te? Larte? te? Prokurorisë?, dhe drejtuesve te? institucioneve qendrore ose te? pavarura te? pe?rcaktuara ne? Kushtetute? ose ne? ligj.

c) akuzat penale kundër ish-funksionarëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të detyrës.”

Për ata që presin pas vettingut të ketë më shumë vezë nga pulat dhe më shumë ËC në spitale ky ndryshim do të thotë se Krimi i Organizuar, çdo lloj trafiku dhe aktet terroriste tashmë pas rilindjes do hetohen e Gjykohen nga Vermoshi në Konispol. Me pak fjalë do duhet të kemi super hetime dhe në Përmet dhe në Burrel. Dhe në Kukës dhe në Sarandë etj etj. Proaktiviteti i hetimit të trafiqeve si njerëzore dhe narkotrafikut sipas Kryereformatorit Xhafa , do njohë efikasitet të paparë me këto ndryshime. A thua të jetë kaq e thjeshtë kur pothuajse shumica e oficerëve të policisë gjyqësore që tashmë do mësojnë nga përvoja hetimore e Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme, por dhe një pjesë e mirë e punonjësve të drejtësisë se kanë idenë çdo të thotë proaktivitet në hetim?! Po të hyjmë në terma teknikë sipas parashikimeve të këtij neni janë hequr nga kompetencat e SPAK, vepra penale sa me poshtë:

– Trafikimi i narkotikeve, neni 283/a i Kodit Penal,

– Trafikimi personave, Trafikimi i të miturve, neni 110/a dhe 128/b i Kodit Penal.

– Vepra penale me qëllime terroriste, neni 230 e vijues i Kodit te Procedures Penale,etj.

Mungesa e përfshirjes së këtyre veprave penale në një strukturë të posacme të përqëndruar hetimore ndikon negativisht në hetimin e këtyre çështjeve. Dhe nuk besoj se reformatorëve ju shpëton lehtë një detaj i tillë.

Prokuroritë e rretheve nuk mundet të bashkërendojnë punën mes tyre për shkak të mungesës së kompetencës territoriale në ushtrimin e ndjekjes penale.

Mungesa e profesionalizmit në trajtimin e këtyre veprave penale parashikon dështim të garantuar.

Dhe çuditërisht askush nuk ngre zërin, por thjeshtë duartrokasin.

Rritja e fenomenit të kultivimit të lëndëve narkotike në mënyrë të frikshme , ka bërë që hambarët ti kemi plot, por me hashash jo me drithë dhe me sa duket s’ka “armik” që na thyen dot. Dhe sikur hashashin ta përdorim në vend të sallatës jeshile përsëri kemi plot e mjafton për të gjelbëruar dhe Evropën. Por që kjo freski dehëse hashashi të kalojë përtej kufirit duhet të konsumohet trafiku i lëndëve narkotike . Dhe mesa duket nuk “lind” domosdoshmëri që lufta kundër këtij trafiku të ketë përqendrim në struktura të specializuara. Edhe kjo thua të jetë “shkrepje” e pavullnetshme e reformatorëve??

Këto lloj veprash penale hetohen me metoda speciale të hetimit. Dhe në rast se ka ndonjë anëtar komisioni të reformës apo ekspertë të më shpjegojë se si do duhet të përdoren shpejtë, saktë dhe bukur këto metoda speciale atëherë le t’ia lenë kompetencë hetimin e trafiqeve jo Prokurorive të Rretheve por ta mbledhin mendjen e ti lenë tek Postat e Policisë këto hetime. Është e pamundur që të realizohet një dorëzim i kontrolluar në një Rreth, dhe të ndiqet penalisht nga një prokurori rrethi ky trafik. Këto lloj veprash penale duhen hetuar në bashkëpunim me shërbimet e intilegjencës, çfarë prokuroritë e rretheve objektivisht e kanë më të vështirë për ta realizuar. Duhen burime profesionale të specializuara për hetimin e këtyre çështjeve. Dhe në lidhje me këtë fakt ekspertët ndërkombëtarë që janë pranë komisioneve tona duhet të dëshmojnë paaftësitë e strukturave jo qendrore në këto lloj hetimesh. Në mos e dinë këtë të paktën të pyesin shefat e tyre në Bruksel apo gjetkë sa para janë harxhuar deri më sot për të përgatitur specialistë.

E njëjta logjikë por më frikshëm vlen dhe për veprat penale kundër terrorizmit. Cdo të thotë kjo? Këto vepra penale kanë shtrirje të gjerë në të gjithë territorin si brenda shtetit ashtu dhe jashtë shtetit. Mungesa e kompetencës territoriale të një prokurorie të një rrethi në një rreth tjeter ndikon direkt në hetim. Edhe sikur të gjendeshin forma bashkëpunimi mes prokurorive të rretheve në rangun procedural apo dhe me burime profesionale, vonesa në kohë do të sillte pasoja të pariparueshme.

Pra frikshëm lufta kundër terrorizmit e krimit të organizuar s’postohet dhe decentralizohet. A ka ndonjë njeri në këtë vend ta besojë se Gjykata e një Rrethi do mund të jetë minimalisht profesionale dhe maksimalisht e guximshme që të dënojë dikë që trafikon 10 ton hashash?

Po trafikun e qenieve njerëzore?

Pothuajse në çdo rast hetimi për trafikimin e qenieve njerëzore në veçanti femrave për prostitucion jashtë territorit të RSH-së vjen si rezultat i kthimit të të dëmtuarave nga autoritetet e huaja, apo dhe hetimi i përbashkët me autoritetet e huaja të drejtësisë. Në këtë rast ndjekja penale do të bëhej në rrethin në të cilin është deportuar e dëmtuara, fakt ky që e shkëput totalisht prokurorinë që kryen hetimin me kompetencën territoriale.

Ne rastin kur hetimi fillon me kërkesë të autoriteteve të huaja, nga praktika është vënë re se të paktën vendet e rajonit, kanë një prokurori speciale që ushtron ndjekjen penale për këto lloj veprash penale. Mungesa e një organi të tillë, homologe me prokuroritë speciale të shteteve bashkëpunuese do të sillte mungesë efikasiteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Vetëm argumentin që është vendosur në Spak hetimi nga organizatat Kriminale dhe Grupet e Strukturuar ju lutem mos e përdorni si mbrojtje se fyeni inteligjencën e cdo juristi qoftë dhe kamarier me juridik.

Nuk është mbrojtje sepse thjesht fare të shkosh tek grupi apo organizata duhet hetim. Dhe hetimi nga Rrethet në Qendër do dojë disa muaj kohë. Dhe pas gjashtë muajsh apo një viti aha jemi vonë.

Po ktheheni 13 vjet prapa zotërinj rilindas.. dhe në fakt nuk keni faj jo se të rilindësh duhet të shkojmë në fund fare tek… hajt për etikë po e quajmë viti zero.

Nëse është e vërtetë atëherë një pyetje të thjeshtë duhet të bëjë gjithkush.

Po qe se shpresojmë se reforma do na sjellë anembanë atdheut tonë Gjykata super objektive dhe profesionale atëherë ai gjyqtar që gjykon dhe dënon një super trafikant dhe super kriminel apo terrorist nuk dënon dot një zyrtar për korrupsion?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here