DETAJE/ Trupi i pa jetë i gjetur në Durrës nuk është shqiptar

0

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me kufomën që u gjet sot në Durrës në zonën e Bisht-Pallës.

Nga hetimet e policisë, rezulton se kufoma është një shtetas i huaj, raporton News24. Trupi është dërguar në Tiranë për ekzaminime më të specializuara.

Viktima është 1.75 metra i gjatë, i moshës rreth 40-45 vjeç, i veshur me pantallona të zeza, xhup blu, atlete ngjyrë kafe dhe jelek shpëtimi. Në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune dhe dyshohet që shkak i vdekjes të ketë qenë mbytja.

Kujtojmë se të shtunën u gjet një tjetër trup i pajetë dhe ende ndodhet në morgun e qytetit të Durrësit pasi ende nuk është identifikuar.

Një situatë kjo jo e zakonshme për qytetin bregdetar.

Pak ditë më parë, ish-Kryeministri Sali Berisha ngriti shqetësimin se në Vlorë dhe përgjatë zonës bregdetare po gjenden trupa të pajetë të mbytur në det.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruante se viktimat janë mbytur gjatë tentativave për trafikuar drogë drejt Italisë. Nuk dihet nëse këto raste që kanë ndodhur në Durrës kanë lidhje me denoncimin e ish-Kryeministrit.

Lini nje pergjigje