Artan Fuga: Kjo është zgjidhja e krizës politike, mos më thoni përse nuk na thatë

0
1906

Kriza politike si krize logjike!

Zgjidhje e krizes per zgjedhjet te lira?

Duhet nje qeveri dhe ligj zgjedhor qe te mos plotesonte as ndonje ender opozitare per t’i marre zgjedhjet ne tavoline qysh me pare, dhe poashtu te mos lejonte forcat qeveritare te benin presion mbi gjyhnaqaret per t’ua marre votat si perhere me perdhune.

Eshte e mundur? Po, si jo! Krejtesisht!

Me nje fjale duhet nje qeveri qe edhe opozita te thote per te se eshte teknike, pra se ja ka arritur qellimit, dhe shumica te thote hohoho, nuk ceduam para kerkeses per qeveri teknike, pra te pretendoje se qeveria e re qe do te vinte nuk do te ishte teknike.

À eshte e mundur?

Krejtesisht e mundur!

Por kjo do te kerkonte te mendohej me logjika te tipit continuum dhe jo te tipit aristotelian, me pole logjike perjashtuese.

Por keto logjika continuum universitetet shqiptare nuk i njohin, tradita jo e jo, politika eshte larg tyre, analistet, eh analistet…

Po thoni o njerez se ju ndihmojme ne universitaret, ua japim zgjidhjen gati ne tavoline, pse robtoheni, robtoni Shqiperine, na lodhni kot!

Mos hezitoni a derebardhe! Tani, sepse pas dhjete ditesh e ka marre ferra uraten!

Nuk doni? Si te doni! Por, mos thoni pastaj : Perse nuk na thate? Kriza politike eshte me se pari krize logjike!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here