Thellohet sherri nuse-vjerrë/ Armando publikon bisedën e pazakontë të Eglës: Do të të fus…

0
2436

Edhe një herë divorci mes Eglës nga Kuçova dhe Armandos nga Saranda u kthye në qendër të vëmendjes ditën e sotme. Këtë herë nuse e vjehrrë u përballën mes tyre në emision live dhe në përfundim të debatit ka qenë Armando Kumaraku ai që ka shkruar në redaksinë e JOQ.al dhe ka dërguar disa materiale që i ruante, ku sipas tij, tregohet fytyra e vërtetë e Eglës.

Armando thotë se ajo e trajton keq djalin e tyre, nuk di ta edukojë e madje jo vetëm që nuk e lë atë të flasë me gjyshen, por edhe përdor fjalor të pistë.

Mamaja ime Tasha merr Eglën dhe i kërkon djalin të flasë. Ajo, në praninë e fëmijës që bërtiste, nuk e linte të fliste me gjyshen. Ka sharë e më ka tmerruar djalin. Kam video që Egla ulerët para fëmijës dhe shan vjehrrën kur e kishte djalin në Kuçovë. Ajo e bëri fëmijën me probleme psikologjike dhe e fiksonte. Nënës time i vinte turp të tregonte faktin më të tmerrshëm. Egla më detyron t’ju tregoj këtë video”, – shkruan Armando në një komunikim me JOQ.al.

Në videon e dërguar në redaksinë tonë, dëgjohet një zë gruaje që telefonon një person (nuk mund të themi me siguri se kush janë, por Armando shprehet se bëhet fjalë për të ëmën dhe për Eglën që qëndron në anën tjetër të telefonit). Gruaja thërret disa herë emrin e Argit, djalit të Armandos dhe Eglës ndërsa në telefon përgjigjet një zë femre.

Po ti Egla pse ke nerva? Ku e ke mendjen?”, – pyet gruaja, ndërsa në anën tjetër një zë përgjigjet plotë nervozitet: “Moj e ndershme, do të ta fusë mirë k*rin ty ai, se kështu je mësuar ti, me të q*rë”.

Se për çfarë ka qenë biseda më parë dhe kjo përgjigje, ne nuk e dimë dhe Armando nuk na i ka sqaruar, ama është e turpshme që një fëmijë të rritet në të tillë familje!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here