Shokon ish-lojtari i BB: Big Brother është mashtrim

0
524

I ftuar në “fan club”-in e “Big Brother” të kësaj të diele ka qenë ish-banori Meridian Ramçaj. Ai tregoi se prej pak kohësh është duke u angazhuar me partinë politike Libra.

I ftuar për të folur mbi edicionin e këtij viti, Meridiani nuk la pa përmendur as të shkuarën, duke “ia shkatërruar” planin e ditës së emisionit programacionit.

“Më ka pëlqyer si formulë, është interesante. Më ka pëlqyer loja në çifte dhe mënyra si është zgjedhur. Jo se nuk ka pasur dashuri në vitet e kaluara, por tashmë është e deklaruar që në fillim. Unë do të doja që njerëzit t’i shikonin si rivalë dhe jo për raste të veçanta”,- tha Meridiani për këtë vit.

Por më pas lëshoi dhe bombën e tij:

“Nuk dua të kthehem pas, sepse i bie që të dal kundër produksionit sepse janë të kurdisura. Por dua të tregoj momentin që unë bëra gati valixhet për të dalë dhe nuk u transmetua nga produksioni, sepse unë kërkoja që të pranohej loja nga x person, por kjo nuk u transmetua. Ky ishte mashtrim në atë kohë, por unë e thashë meqë më pyetët”n-  tha ai.

“Më duket se ke mbetur akoma në atë kohë me lojën që le pas”,-e ngacmoi Albana

“Na i thuaj për kë bëhet fjalë ky diskutim mo vlla, sa lek do”,- i tha Curri.

Por Meridiani nuk pranoi të japë emra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here