Përse duhet t’i mësojmë fëmijët të flenë vetëm?

0

Marrëdhënia mes prindit e fëmijës është shumë e rëndësishme dhe prindërit kanë një rol shumë thelbësor, kur vjen puna tek edukimi apo mësimi i zakoneve të përditshmërisë. Prindër të ndryshëm veprojnë ndryshe me fëmijët kur vjen momenti për t’i vendosur ata në gjumë. Disa i mbajnë për vite me rradhë në dhomën e tyre, e disa të tjerë i mësojnë që të flenë vetëm.

Loading...

Po përse fëmija juaj duhet të ketë dhomën e tij dhe jo të përbashkët me tuajën? Fillimisht nëse fëmija juaj fle në një dhomë të ndarë nga e prindërve shihet si një shenjë e civilizimit.  Më herët shumica e familjeve flinin në të njëjtën dhomë. Megjithatë fëmija juaj duhet të flejë më vete kjo qoftë për motive shëndetësore por edhe personale.

E gjitha kjo vlen për të ruajtur intimitetin e gjithsecilit  por edhe për shëndetin pasi shumë frymë në një dhomë do të thotë më pak ajër të pastër, më shumë dioksid karboni. Fëmija në atë rast do të jetë dëshmimtar dhe i zënkave që mund të ndodhin mes prindërve. Ndaj që në moshë të vogël ju duhet t’i mësoni fëmijët dhe t’i edukoni të kenë një jetë të tyren qoftë edhe kur vjen puna tek dhoma e gjumit. Mësojini të mos kenë frikë nga errësira dhe të kuptojnë se dalëngadalë duhet të fillojnë të kujdesen vetë për veten e tyre./

Loading...

Lini nje pergjigje