Ministrja Gjosha përgënjeshtron Report TV: LSI nuk mendon se mund të bëhen zgjedhje pa opozitën

0
282
Pas intervistës në Report TV, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka reaguar duke përgënjeshtruar interpretimin e lajmit të se “LSI do të hyjë në zgjedhje edhe pa PD.

“Më keqinterpretuat, LSI nuk mendon kurrë se mund të bëhen zgjedhje pa opozitën”, sqaron Klajda Gjosha.

Në një intervistë të saj për Report Tv, ministrja e LSI u pyet nga gazetarja nëse “e ka menduar ndonjëherë LSI të mos hyjë në zgjedhje nëse PD nuk merr pjesë”.

“LSI nuk e mendon këtë. LSI mendon se duhet gjetur një zgjidhje me patjetër si me opozitën ashtu edhe me pjesën tjetër të mazhorancës në mënyrë që vendi të ketë stabilitetin e duhur dhe kjo besoj se është në interes të të gjithëve ne dhe të çdo qytetari”, ka qenë kjo përgjigja e ministres së Integrimit, që çoi në keqinterpretimin e deklaratës së saj nga Report Tv.

Kjo fjali e Gjoshës është trajtuar ndryshe nga konteksti real, ku televizioni në fjalë që në hyrje të kronikës shkruan: “Bojkoti i zgjedhjeve nuk është plan i LSI edhe nëse Partia Demokratike vendos të mos marrë pjesë në të”.

Gjosha ka sqaruar se ajo që ka dashur të thotë është fakti se LSI nuk e mendon aspak variantin që opozita të mos hyjë në zgjedhje e aq më pak të zhvillohen zgjedhje vetëm me mazhorancën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here