Doni te dini më shumë rreth një mashkulli?- Studioni gishtat e tij

0
569

Zonja, kjo është një mundësi shumë e mirë për të ‘’parashikuar’’ sesi ai do ju trajtojë. Ju mund ta zbuloni që në takimin tuaj të parë nëse ai është apo jo ‘’i duhuri’’.

Kjo është e mundur falë një studimi të bërë nga kërkues të Mc Gill University. Është pikërisht raporti midis gjatësisë së gishtit të tij tregues dhe atij të unazës së dorës së djathtë çelësi i këtij studimi.wespeak Normalisht gishti tregues i një mashkull është më i shkurtër sesa gishti i tij i unazës.

Kjo foto tregon si të matin në mënyrë korrekte gishtërinjtë. Gjithashtu në këtë foto krahasohen dy tipat e gishtërinjve. Gishtërinjtë me raport të lartë dhe të tjerat me raport të vogël midis gishtit tregues dhe atij të unazës. Është një guid e thjeshtë për matjen korrekte të gishtërinjve! Përshtatur nga dailymail.co.uk

Raporti, i quajtur 2D:4D sepse krahason gjatësinë e gishtit të dytë me atë të katërt, ka kuptim gjersa ky raport është i lidhur me hormonet e seksit, specifikisht testosteronin, të cilit mashkulli i ekspozohet që në fazën fetale . Në fjalë të tjera, mirësjellja e një mashkulli përcaktohet që në muajt e parë të jetës fetale.

Një raporti i vogël tregon për prezencën e më shumë hormoneve mashkullore, gjë që ka një impakt të madh në sjelljen që këta meshkuj do të kenë me femrat. Më specifikisht, meshkujt me raport më të vogël të gishtit tregues më atë të unazës, “parashikohen” të jenë dëgjues më të kujdesshëm, të qeshin më shumë dhe të jenë më të këndshëm me gratë e tyre.

Nga ana tjetër, meshkujt me një raport më të madh të gishtave të lartpërmendur kanë një natyrë më grindavece. Ky raport mendohet të arrijë të ‘’parashikojë’’ edhe numrin e fëmijëve që një mashkull mund të ketë. Meshkuj me raportin midis këtyre gishtave më të vogël kanë më shumë fëmijë, si rezultat i një marrëdhënie më harmonike që ata kanë me gratë e tyre.

Kujdes për ju djem: Mos u përpiqni të bëni të njëjtin parashikim për femrat. Nuk ekziston një lidhje midis sjelljes së grave dhe gishtave të tyre !

Copyright: Ky artikull është pronë e We Speak Science, institutit jo fitimprurës themeluar nga dy shkencëtaret shqipëtare Dr. Detina Zalli (Queen Mary University of London; past (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here