Çfarë është kjo gjë e mistershme mbi det në zonën e Lungomares?! (FOTO)

0

Kohët e fundit, mes vlonjatëve që ecnin përgjatë Lungomares ngjalli habi një njollë e zezë në det. Shumë vetë nuk kishin vënë re asgjë të çuditshme, por kishte të tjerë që kishin parë natën një platformë në formë disku. Për shkak të errësirës nuk dallohej qartë se çfarë ishte ky fenomen në det.

Loading...

Punimet në Lungomare ende vazhdojnë, ndaj lëvizjet janë të pakta për shkak të pluhurit dhe zhurmës. “Disku” në mes të detit ka ngjallur kuriozitet, pasi herë dukej dhe herë zhdukej.

Këto foto të siguruara nga GSH.al pasditen e së dielës zbulojnë se bëhet fjalë për një platformë betoni, pjesë e projektit të Lungomares. Platforma shfaqet kur ka zbaticë dhe del në sipërfaqe kur ka baticë. Nuk dihet çfarë parashikon projekti për këtë ndërtim në det, por kjo i mungonte panoramës në Vlorë. Beton në ndërtimet përgjatë rrugës, beton në breg dhe tani beton brenda në det. /gsh.al/

Loading...

Lini nje pergjigje