5 vendet më radioaktive në tokë

0
406

Jo vetëm që jemi të ndërgjegjshëm për të, por jemi të zhytur në një pishinë të madhe radioaktive që quhet Tokë. Ja pesë vendet më radioaktive të planetit dhe njerëzit që jetojnë aty, pavarsisht nga gjithçka gëzojnë shëndet të plotë.

Guarapari (Brazil)

Plazhet atlantike që shkojnë nga Rio de Zhanero në Salvador de  Bahia, më shumë se 700 km, janë radioaktive. Shkaku i tij është monasita, një tip minerali fosfati që përmban taurium dhe që haset shpesh në malet që furnizojnë rërën e plazheve të zonës. Në zonën e Guaraparit mes Rios dhe Bahias të dhënat janë shumë afër limitit të lejuar ndaj ekspozimit të punonjësve në qendrat nukleare.

Ramsar (Iran)

Është vendosur në jug të detit Kaspik dhe është i famshëm për nivelet e rrezatimit natyral më të larta në planet. 80 herë më të larta se mesatarja e planetit dhe 60% më e lartë se maksimalja e lejuar për punëtorët e sipërmarrjeve bërthamore. Kurioz është fakti se nga një studim i 2000 personave që jetojnë aty tregojnë një normë të kancerit të mushkrive pak më ta ulët se mesatarja botërore dhe në të njëjtën kohë kanë një numër të dukshëm më të lartë të genit CD69, përgjegjës për prodhimin e rruazave të bardha dhe të qelizave NK, një lloj i veçantë i linfociteve.

Burimet e Paralanës, Arkaroola (Australi)

Të vendosur në zemër të jetës së egër, Arkaroola, në pjesën veriore të maleve Flinders, në jug të Australisë, afër Adelajdës, karakterizohen nga ujëra që për një mijë milion vite kanë përshkruar shkëmbinj të pasur me uran. Të mbushësh aty një shishe ujë nuk është shumë e rekomandueshme.

Yanjiang (Kinë)

Njerëzit e këtij qyteti që gjendet në provincën Guangdong, në jug të Kinës i ndërtojnë shtëpitë e tyre me tulla të bëra nga rëra dhe argjila. Në këtë zonë rëra ashtu si në plazhet e Guaraparit në Brazil, përmbajnë monasita që kur futet në llaç e tulla i kthen faqet e mureve të  shtëpive në burime radioaktive me radium, radon dhe me aktinium. Njerëzit preken nga rrezatimi tre herë më i lartë se mestarja botërore dhe ashtu si edhe në rastet e tjera kjo nuk shoqërohet me një incidencë të rritur të kancerit. Studimet kanë filluar që nga viti 1970 dhe tregojnë se vdekshmëria nga kanceri tek popullata është më e ulët se në vende të tjera, ku rrezatimi natyral është brenda mesatares botërore.

Karunagappally (Indi)

Karunagappally, një lokalitet i distriktit Kollam i Keralës, në jugperëndim të Indisë ka qenë gjithmonë e banuar dhe sot banorët kapin një shifër prej 600.000. Zona gjendet në shkëmbinjtë që përmbajnë monasita, që bën që njerëzit të marrin 12 herë dozën mesatare të rrezatimit, por nuk është gjetur një incidencë e lartë e kancerit tek banorët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here