Paralajmërimi i Berishës: Vendet fqinje të përgatiten për trafik të madh kanabisi

0
209

Ish-Kryeministri Sali Berisha paralajmëron se vendet fqinje duhet të përgatiten për më shumë sasi kanabisi të trafikuara nga Shqipëria.

Në një status në Facebook, Berisha shkruan se janë të paktën 10 mijë ton kanabis sativa, pra 2.5 milionë bimë kanabis të korrura nga policia.

Ish-Kryeministri ngre akuzën se një pjesë e këtyre bimëve të asgjësuara nga policia po trafikohen jashtë vendit.

Denoncimi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Zhduken 10 mije tone kanabis?!
Matematika e Edi Rames e nxjerre ate me cullak se kurre!

Te dashur miq, Ediskabari ka deklaruar me dhjetra here se sipas statistikes zyrtare, e cituar kjo edhe ne Raportin vjetor te Departamentit amerikan, policia kanabiste ka shkaterruar kete vit 2,5 milion bime kanabis. Specialistet e fushes me thone se pesha mesatare e nje bime eshte se paku 4-6 kg.

Keshtu, sipas statistikes zyrtare te policise, kete vit ne Shqiperi jane korrur nga policia pra me se paku 10 mije ton kanabis.
Ndonese per shkaterrimin e kanabisit te korrur dhe drogave te tjera ka rregulla te percakuara ligjore qe percaktojne qarte rolin e prokurorit te shtetit per kete proces, qytetaret shqiptare apo dhe partneret e huaj deri sot nuk kane pare as dhe asistuar ne shkaterrimin kete vit qofte dhe te 5 toneve kanabis. Kjo tregon se pari:
– Mbi 10 mije ton kanabis, qe te thara bejne se paku 2500 ton, jane ne duart e policise se shtetit dhe se ato po ngarkohen dite e nate per ne Itali, Greqi, Mal te Zi, Maqedoni dhe Kosove
– ose, ne rast se shifrat reale te bimve te korrura te kanabisit jane 10 here me te vogla, perseri mbeten te zhdukura mbi 1000 ton kanabis te korrur tashme nga korrja jo e 2.5 milione por vetem e 250 mije bimeve. Keshtu qe vendet fqinje duhet te pregatiten edhe per disa qindra ton kanabis nga Ediskobari nga Shqperia! sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here