Nënat sakatojnë vajzat, ja cila është arsya pse vajzat adoleshente detyrohen ta hekurosin gjoksin

0
349

Në shumicën e rasteve, nëna është mbështetja më e mirë e një vajze adoleshente kur vjen puna për çështje delikate si shëndeti, edukimi dhe informacioni seksual – por çfarë ndodh kur pikërisht ky person që ju i besoni më shumë bëhet abuzues?

Organizata CAME Women’s and Girl’s Development Organizaton po përpiqet ta kthejë vëmendjen në fushatën kundër praktikës tmerruese të hekurosjes së gjoksit, shkruan standard.al. Sipas një raportimi të publikuar në Daily Mail, ky është një ritual mjaft i zakonshëm që ndodh në vendet afrikane si Kameroon, Afrikë e Jugut e Nigeri, si dhe prek 3.8 milionë vajza.

Është pikërisht ashtu siç duket dhe mamatë në këto shtete janë “kriminelet” më të mëdha.

Ato i sakatojnë vajzat e tyre për të ndaluar zhvillimin e gjoksit nga mosha 11 deri 15 vjeç, në mënyrë që t’i shmangen zhvillimit seksual dhe të mos mbeten shtatzënë e të lënë shkollën, shkruan standard.al.Për të realizuar këtë akt mizor, nënat e tyre përdorin gurë të nxehtë,çekiç apo spatula të nxehura që më pas përodren për të sheshuar gjoksin e tyre.

Është e tmerrshme dhe shokuese por këto vajza e bëjnë një gjë të tillë pasi mamatë i thonë se është për të mirën e tyre.

“Vajza beson se ajo që po bën është për të mirën e saj prandaj ajo hesht. Është një sekret midis një vajze të vogël dhe nënës së saj” – shkruan Cawogido.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here