Kandidatët për kryebashkiak/ PD e Kavajës: Riciklimi i Roshit me Dajën…

0
285
Kandidimi i Silvana Dajës për postin e liruar nga Elvis Rroshi në Bashkinë e Kavajës, që është dhe bashkëshortja e kryesocialistit të Kavajës Gentian Daja, që u detyrua të dorëhiqej nga posti për tia lënë ish-kryebashkiakut për Partinë Demokratike është thjesht një riciklim që Partia Socialiste dhe Edi Rama po i bëjnë të gjithë njerëzve që preken nag ligji i dekriminalizimit.

Reagimi vjen nga kreu i PD-së në Kavajë Isa Sakja se pikërisht mbrojtja dhe promovimi që Rama po i bën personave me të shkuar kriminale është arsyeja se pse opozita nuk hyn në zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër, dhe siç thotë ai, është arsyeja se pse PD është e vendosur ti shkojë deri në fund luftës me krimin në krye të pushtetit.

Reagimi i kreut të PD-së në Kavajë

Te dashur miq, favoritja kryesore per kandidate per postin e kryetares se bashkise eshte bashkeshortja e kryetarit te PS, Gentian Daja. Ky i fundit njoftoi doreheqjen nga posti i detyruar nga partia. E dini pse? Se Ervin Rroshi do te behet kryetar i PS per Kavajen. Sa shemtuar e lexon ligjin e dekriminalizimit Partia Socialiste?!! Ja pse Partia Demokratike nuk do te marre pjese ne zgjedhje. Me Edi Ramen nuk ka zgjedhje te lira e te ndershme! Sic riciklon keta, riciklon cdo figure tjeter te prekur nga ligji per dekriminalizimin! Ne nuk behemi figurina te shpetimit te imazhit te pseudodemokracise! Ne luftojme per standarde! Ne nuk ndalemi!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here