De Biazi thyen heshtjen: Nuk largohem nga Shqipëria. Ju tregoj pse ikën Xhaka e Abrashi

0
142

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, ka konfirmuar në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në Durrës se ai nuk po mendonte të largohej nga Kombëtarja shqiptare por kishte mbetur i zhgënjyer nga sjellja e tifozëve.

 

 

Ndërkaq, duke folur për çështjen Xhaka, trajneri bëri të ditur se nuk kishte asnjë përplasje me të apo ultimatum për mospraninë në Kombëtare por saktësoi që Xhaka duhej të tregonte në fushë se meritonte të luante. “Mund të bëjmë edhe pa të”, tha ai

Për ndeshjen e djeshme
“Mendoj se kemi bërë një ndeshje taktikisht shumë të mirë, skuadra u paraqit mirë, surprizoi kundërshtarët në fillim, Mungonte finalizimi në momentet e rëndësishme se kur arrin para portës duhet të gjuash për të shënuar. Në fazën mbrojtëse me tre lojtarë është interpretuar mirë, ndonëse kishim 2 nga 3 lojtarët që nuk luajnë rregullisht në Serinë A në Itali. Ishte ndeshje me ndonjë vështirësi në fillim, me luhatje, por mendoj se në 90 minuta ishin prova të mira ato të Veselit dhe Ajetit, dy lojtarë te të cilët kam besim të madh se janë shumë të rinj dhe që kanë mundësi të rriten më shumë.

Jam shumë i kënaqur me mbrojtësin tjetër të “shpikur”, Kukelin, një lojtar që bëri një ndeshje me shumë cilësi, me inteligjencë të jashtëzakonshme. Mirë ishin si Basha ashtu edhe Memushaj, edhe krahët, nga një krah Agolli dhe tjetri Hysaj. Bënë një ndeshje të mirë. Mendojs e në kompleksitet bëmë një ndeshje të mirë. Mirë edhe Roshi, Cikalleshi, apo edhe sakrifica e Lilës.

Por nuk kishim përballë lojtarë mediokër, por njerëz që bënin një mirë në kampionat të shkëlqyer në Itali, si Beloti, Imobile apo Insinje. Ky i fundit ishte protagonist në Champions, a ju kujtohet goli në Madrid? Ata patën shumë vështirësi, derisa gjeten golin në një skemë që e kishim përmendur 150 herë në stërvitje dhe e dinim që do të ishte pasim për Belotin. Bëmë një gabim individual dhe sipas meje gjyqtari me shumë bujari i dha penallti dhe nga aty ndryshoi ndeshja.

Dua të them se regjistroi 15 faulle Shqipëria, 14 Italia, 5 kartonë për ne, 0 për Italinë, Ishte karton i lehtë ndaj ndesh për gjyqtarin slloven. Kur kaluam në disavantazh, pastaj ndryshuam sistemin, pa bërë ndryshime. Në fund kaluam në 4-2-3-1 për të shfrytëzuar karakteristikat e individëve. E vetmja gjë është që pësuam këtë gol të dytë në një mënyrë të lehtë që nuk më pëlqen dhe që i jep një vlerë tjetër humbjes në një ndeshje ku djemtë duhej të meritonin më shumë. Finalja e ndeshjes ishte në rritje, i krijuam disa probleme Italisë. Ishte pozitive që debutuan dy djem që janë padyshim dy djem për të ardhmen.

Për të mbyllur analizën me shifra, kishim 11 gjuajtje në portën e tyre, por përqindje të ulët saktësie në kuadrat. Ata bënë 16 gjuajtje dhe mendoj se si numra nuk ishim keq. Ishte 54-46% mbajtja e topit për ta, por është logjike. Në pikëpamjen teknike dhe taktike ishte paraqitje pozitive, ajo që mungon është rezultati. Por ka rëndësi që luajtëm ndaj një skuadre që ka më shumë cilësi taktike e teknike pa zhgënjyer përballë tyre”. /PanoramaSport/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here