Zgjedhjet në Kavajë test i mazhorancës, por dhe i opozitës. A do të jenë bashkë Rama e Meta?

0
162

Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekretoi 7 majin si ditën e zgjedhjeve në Kavajë.

Pyetjet që lindin tashmmë, duke parë dhe krizën politike në vend janë disa. Së pari çfarë qëndrimi do të ketë opozita karshi këtyre zgjedhjeve, pasi Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare nuk bëhen pa qeveri teknike, pra pa u larguar Rama si kryeministër. Po në Kavajë do të mbahen zgjedhjet dhe si do realizohen ato? A do të ketë kushte Basha për të marrë pjesë në zgjedhjet në Kavajë? Dhe mbi të gjitha, a do të marrin pjesë LSI e PS në zgjedhjet e Kavajës nëqoftëse PD nuk merr pjesë?

Këto pyetjet pritet të marrin përgjigje pas kthimit të Kreut të PD-së nga vizita që po zhvillon në SHBA.

Nga krahu tjetër, këto zgjedhje lokale janë një test i rëndësishëm për soliditetin e mazhorancës, që pas votimit Xhafës si Ministër i Brendshëm, duhet të dëshmojë se PS e LSI janë ende në koalicion apo jo.

Duke parë që zgjedhjet janë më 7 majë (1 muaj e gjysëm para zgjedhjeve vendore) dhe marrëveshja mes Metës e Ramës “skadon” më 1 prill qëndrimi i dy kryetarëve të mazhorancës është thelbësorë për të kuptuar dhe çfarë do të ndodh në zgjedhjet kuvendore të 18-qershorit, edhe pse vula mbi koalicionet para zgjedhore (për zgjedhejt kuvendore) vendoset më 18 prill.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here