Vrasja e Azemit Hajdarit/ Rrëfimi i Berishës: Ja roli që kishte nipi i Skënder Gjinushit

0
239

Në emisionin “Komiteti” në RTV Dukagjini, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka cekur edhe vrasjen e Azem Hajdarit, në të cilën implikon edhe nipat e Skënder Gjinushit.

 

 

“Azem Hajdarin e ekzekutuan majorë Fatmir Haklaj, ish-drejtor i komisariat të Tropojës, kapiten Jaho Salihi ish shef i krimeve të Policisë së Tropojës, nipi i Skënder Gjinushit edhe ai në funksione, e kanë vrarë në Itali, Ismet Haxhia, Izet Haxhia, që të gjitha këta, e ekzekutuan para selisë së PD-së”,- tha Berisha.

I pyetur më pas për afërsinë që kishte me Azemin, Berisha u përgjigj: “Kam qenë shumë i afërt. Që nga dita e parë, takimi i parë tek studentët. Ka qenë në mënyrë absolute e vetmja kafshë politike që kam njohur në jetën time. Ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm, kishte reflekse politike të pakrahasueshme me njeri. Kishte si cdo njeri tjetër rënie ngjitje, por ishte njeriu që cdo ditë do hynte në zyrën time dhe më thoshte “cfarë do tu bëjmë sot”. Ishte tribun”

Duke folur për Haklajt, Berisha mohoi që grupi i tij të kishte përgatitur ndonjë atentat për të.

“Jo prej këtij grupi s’mund të them. Këta qëlluan por…jo ndaj meje personalisht. Këta donin që unë mos të shkoja në Tropojë, por unë shkova. Këta menduan të më bllokonin rrugën por nuk e bënë dot, sepse unë shkova dhe mbajta miting. Ndaj meje nuk mund të them, por këta vranë Tropojën, vranë njerëz të pafajshëm që nuk kishin asnjë lidhje, përveçse kishin përkatësi të partisë Demokratike, studentë të dhjetorit, Naim Dizdari, Abdyl Matoshi…”,- u shpreh Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here