Të jetosh duke shitur në rrugë, sfidat që duhen përballuar

0
427

Shitësit ambulantë janë të shumtë në çdo qytet të Shqipërisë, pasi aty shohin mundësinë e tyre të vetme për të jetuar. Kjo gjë vjen pasi papunësia është shumë e madhe dhe kërkimi i një pune edhe një gjë e pamundur.

Si shumë shitës ambulant dhe zotëria në foto ka zgjedhur që të jetoj duke shitur në rrugë. Pak produkte dhe një tavolinë e vogël janë gjithë pasuria e tij. Në anë të një rruge ai shpreson që në fund të ditës të fitoj sadopak lekë.

Diell shi dhe erë ai gjendet gjithmonë aty për ë siguruar jetesën. Ditët  e  fundit koha ka filluar që të ngrohet pak dhe temperaturat janë rritur ndjeshëm. Ky shitës ambulant ka zgjedhur që  nga temperaturat të mbrohet me një çadër, pasi nuk ka mundësi që të ndërtoj një kioskë apo një biznes më të madh. Çadra është mbrojtja e tij e vetme dhe ai qëndron ende në rrugë për të shitur pak gjëra që të  siguroj jetesën e tij dhe të familjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here