Surpriza me tabelat e qarkullimit në qytet, mbulohen me qese të jo të tejdukshme

0
380

Ka surpriza për ditëlindje, festa të ndryshme apo edhe nga moti, por me efektet e ngrohjes globale kohët e fundit, ka edhe surpriza nga tabelat në rrugë. Të gjithë e dimë që tabelat duhet të jenë në vende të dukshme dhe të qarta, pasi janë një gjë shumë e rëndësishme. Tabela është gjëja më e rëndësishme për një shofer, pasi orientohet.

Por reformat e qeverisë kanë bërë që tabelat për shumë ditë me radhë të qëndrojnë të mbuluar me qese dhe të jenë një surprizë për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Në një nga rrugët e bllokut disa tabela kanë disa ditë që qëndrojnë të mbuluara me qese, duke bërë konfuz drejtuesit e mjeteve. Nuk dihet arsyeja pse këto tabela qëndrojnë kështu, por mund të jenë një surprizë e policisë së shtetit.

Deri sa ta mësojmë duhet të respektojmë rregullin që nuk ekziston, pasi tabela e vendos rregullin. Sipas informacioneve që kemi marrë në rrugë jo zyrtarë këto tabela do të zbulohen në raste vetëm në raste festash, pasi janë një dhuratë për të gjithë drejtuesit e rregullt të  mjeteve që respektojnë rregullat që nuk janë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here