Stresi mbyll “hesapet” me drejtësinë shqiptare, zbulohet vendimi i plotë i Prokurorisë

0

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi prej disa muajsh po kërkohej nga policia shqiptare. Reperi disa herë kishte publikuar fotografi me armë dhe substanca narkotike, çka bëri që ndaj tij të lëshohej një urdhër-arresti.

Loading...

 

 

Megjithatë, prokuroria e shtetit shqiptar ka vendosur që atë ta shpallë të pafajshëm.

Kështu së paku ka zbuluar vet reperi që vendimin e prokurorisë e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Sipas vendimit të Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, Arkimed Lushaj ka përfituar nga ligji i 2016-ës “Për dhënie amnistie”, i cili hyri në fuqi më 14 janar të këtij viti.

Me vendimin e Gjykatës së Tiranës, i cili ka marrë formë të prerë më 7 tetor 2016, Stresi u dënua me burgim, por ndaj tij u aplikua dënimi alternativ.

Referuar vendimit të Prokurorisë së Tiranës të 16 marsit 2017, përfundon dënimi ndaj Arkimed Lushaj.

Më poshtë mund ta lexoni arsyetimin e prokurorisë:
streso

Loading...

Lini nje pergjigje