Rinas, KAPET një shtetas izraelit me pajisje përgjuese

0
227

Pasditen e të enjtes punonjësit e sigurisë në aeroportin e Rinasit kanë mbetur të habitur nga deklaratat e një shtetasi të huaj që dilte nga Shqipëria. Gjatë kontrolleve rutinë të valixheve që transportojnë udhëtarët, është hasur një person me shtetësi të huaj i cili lëvizte me një valixhe të zezë, që krijoi dyshime. Burime nga policia treguan për se kur u pyet çfarë kishte në çantën që mbante me vete, shtetasi i huaj deklaroi se transportonte një pajisje përgjuese. Burri, rreth të pesëdhjetave i tha punonjësve të sigurisë se ishte një shtetas izraelit. Fillimisht punonjësit e sigurisë kanë mbetur të habitur, por më pas i kanë kërkuar të veçohet nga udhëtarët e tjerë. Menjëherë kanë lajmëruar eprorët e tyre.

Shtetasi izraelit është izoluar dhe është marrë në pyetje nga oficerët e policisë. Burime thanë se gjatë marrjes në pyetje ka qenë i pranishëm edhe shefi i Komisariatit të Rinasit, Ermal Milori. Detaje nga rrëfimi i izraelitit nuk bëhen me dije, por Lapsi.al mësoi se ai ka pranuar se kishte qëndruar disa javë në Shqipëri dhe tani kthehej në Izrael. Pasi ka qëndruar disa orë me oficerët e policisë, nuk dihet se çfarë ka ndodhur me shtetasin nga Izraeli, por ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia. Nuk ka asnjë njoftim për ngjarjen, ndërsa zyrtarë të lartë të policisë nuk pranojnë të japin asnjë koment për këtë ngjarje. Nuk do të ishte hera e parë që në territorin e Shqipërisë futet një pajisje përgjuese.

Skandali që provokoi futja e IMSI CATCHER nga Interforca italiane përfshiu krerët më të lartë të policisë së shtetit dhe çoi deri në shkarkimin e drejtorit Haki Çako. Futja në territorin shqiptar e një pajisjeje përgjimi përbën cënim të sigurisë kombëtare, ndaj policia e shtetit ka detyrimin të bëjë transparencë për këtë çështje. Burime të sigurta pranë aeroportit të Rinasit për Lapsi.al thanë se izraeliti është mbajtur nën ruajtjen e policisë deri dje në mbrëmje dhe nuk ka mundur të largohet me linjën e planifikuar. Mbetet për t’u parë çfarë do të rezultojë nga hetimi i kësaj çështjeje që ringjall dyshime të rënda për përdorimin e pajisjeve përgjuese, pas skandalit me IMSI CATCHER.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here