Regresi/ Kthimi në mesjetë, rikthehet koha kur peshat mbahen mbi kokë

0
184

 

Shumë shekuj më parë  kur nuk ishin shpikur ende makineritë të gjitha punët kryheshin nga njeriu. Njeriu në atë kohë punonte tokën, dhe shumë punë të tjera. Por në shumë raste një ndihmë e madhe ishin dhe kafshët, pasi ndihmonin kur ishin për të ngritur pesha shumë të rënda.

Kafsha përdorej në shumë raste, por duket se kjo kohë ka mbaruar dhe njeriu është ai që përdoret për të ngritur peshat e rënda. Në disa raste është përdorur gruaja e cila ka qenë për shumë kohë e shfrytëzuar, e cila mbante drutë në kurriz, apo ujin mbi kokë. Të gjitha këto ngjarje janë pjesë e së shkuarës, pasi tani burri i ka marrë të gjitha përgjegjësi.

Edhe pse për Tiranën mund të thuhet se është një qytet shumë i zhvilluar dhe jo i varfër, por realiteti flet ndryshe. Për ta vërtetuar po ju tregojmë një foto e cila është shkrepur në rrugën e Elbasanit në Tiranë, ku një burrë mban një thes të mbushur mbi kokë. Kjo foto tregon që koha e mesjetës është kthyer përsëri dhe zhvillimi i vendit duke se po bën regres. Por ka dhe një gjë të mirë në këtë foto, pasi nuk është më gruaja ajo që ngre drutë në kurriz, apo ujin mbi kokë, por është burri i cili shfrytëzon veten e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here