Raineri viziton Kombëtaren, por nuk i del e keqja me Tramexanin…

0
170

Në prag të ndeshjes Itali – Shqipëri ka folur ekskluzivisht për “Panorama Sport” Baldo Raineri.

Ish-trajneri i Vllaznisë flet si tifoz i kuqezinjve dhe i rikthehet çështjes së grumbullimit dhe aktivizimit të Frederik Veselit në Kampionatin Europian.

“Sa u perket kritikave te ashpra ndaj Tramexanit, si tifoz i Shqipërisë më erdhi keq që i sugjeroi De Biazit Veselin në ndeshjen kundër Francës. Shikoni çfarë ndodhi më vonë, De Biazi i dha një të shtyrë nga shpatullat nga nervat”, tha Raineri.

Nuk mund të mungonte një koment edhe për Vllazninë, ekipin që italiani e drejtoi në sezonin 2014-2015: “Vllaznia ka potenacial për më shumë, por duhet një projekt teknik më serioz dhe i qëndrueshëm. Kanë gjithë kohën që u mungon një qendërsulues, por është një problem që duhej ta kishin zgjidhur!”./J. H/panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here