Presidenti i ri i Palermos krenohet: Më njohin edhe tifozët shqiptarë!

0
140

Pol Bakaljini, prej dy javësh është presidenti i ri i Palermos, pasi ka marrë drejtimin e këtij klubi nga Mauricio Zamparini. Për ish-prezantuesin televiziv, ka pasur shumë kureshtje pasi mendohej se nuk kishte njohuri për futbollin.

Por ai ka marrë si fillim vlerësime pozitive nga njerëzit dhe nuk e ka fshehur faktin se deri tani, janë të shumtë tifozët dhe të rinjtë që e kanë ndalur në rrugë për t’i kërkuar foto apo edhe autograf. Gjithsesi, lumturinë më të madhe duket se Bakaljini e ka përjetuar sot në qytetin e Palermos.

133712731-f6ea9efa-1c74-4ca0-a100-e1d57c1942fc

“Dua t’ju them diçka, këtu në rrugët e Palermos, sot më kanë ndalur edhe tifozët e Shqipërisë që luan ndaj Italisë. Më thanë ‘E dimë se kush je! Je presidenti i Palermos’. Fantastike”, tregoi ai me krenari para mediave italiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here