Pajisja e përgjimit, ja izraeliti që u ndalua sot në Rinas

0
389

Zbardhet identiteti i izraelitit që po largohej nga Shqipëria dhe që në çantë kishte një pajisje përgjuese. Burime nga prokuroria thanë se kanë nisur hetimet në lidhje me këtë person.

50-vjeçari që është identifikuar si Yoram Frig, mësohet se kishte disa javë që qëndronte në Shqipëri. Ai dyshohet se ka bërë përgjime të paligjshme në vendin tonë.

Këta burime u shprehën se izraeliti është gjetur në Tiranë pasi policia në Rinas e kishte kthyer pas. Ai u kap rastësisht në aeroport në tentativë për tu larguar.

Dyshimet për diçka të paligjshme bërë që ai ti nënshtrohej kontrollit. Më pas u gjet dhe pajisja e përgjimit.

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka u shpreh se pas largimit të Saimir Tahirit nga ministër, tani po largohet pajisja. Yoram Frig mësohet se është pronar i dy kompanive investigimi në Izrael.

Prokuroria nis hetimin

Prokuroria ka nisur hetimet për pajisjen e përgjimit që iu kap një shtetasi izraelit sot në aeroportin e Rinasit.

Burime nga organi i akuzës thonë se, Prokuroria Tiranë ka regjistruar procedim penal kryesisht në bazë të informacionit mediatik dhe disa verifikimeve për veprat penale penale “pergjim i paligjshem i te dhenave kompjuterike” dhe shperdorim detyre.

Më herët, punonjësit e sigurisë në aeroportin e Rinasit kanë mbetur të habitur nga deklaratat e një shtetasi të huaj që dilte nga Shqipëria.

Gjatë kontrolleve rutinë të valixheve që transportojnë udhëtarët, është hasur një person me shtetësi të huaj i cili lëvizte me një valixhe të zezë, që krijoi dyshime.

Burime nga policia treguan për “Lapsi.al” se, kur u pyet çfarë kishte në çantën që mbante me vete, shtetasi i huaj deklaroi se transportonte një pajisje përgjuese. Burri, rreth të pesëdhjetave i tha punonjësve të sigurisë se ishte një shtetas izraelit.

Fillimisht punonjësit e sigurisë kanë mbetur të shokuar, por më pas i kanë kërkuar të veçohet nga udhëtarët e tjerë. Menjëherë kanë lajmëruar eprorët e tyre. Shtetasi izraelit është izoluar dhe është marrë në pyetje nga oficerët e policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here