Kultura qytetare/ Kazanë për të hedhur plehrat ka, por njerëzit nuk dinë t’i përdorin

0
266

 

“Shumë banorë në kryeqytet kanë filluar që të mbajnë pastër koshat e plehrave dhe të ndotin ambientin rreth tyre”

Debati për plehrat dhe ndotjen e ambientit është shumë i madh, të gjithë qytetarët kanë filluar që të quajnë veten ekologjikë. Por ka disa njerëz që janë më ekologjikë seç duhet. Shumë banorë në kryeqytet kanë filluar që të mbajnë pastër koshat e plehrave dhe të ndotin ambientin rreth tyre. kemi parë në shumë rrugë kazanë të tej mbushur, por tani ka dalë në modë që kazanët të jenë bosh. Për këtë arsye shumë njerëz i zgjedhin mbeturinat afër kazanit, pa u shqetësuar se mund të ndotin ambientin.  Por në disa raste  kazanët janë të boshatisur dhe hapësira e tyre përreth është plot e për plotë. Në shumë rrugë të Tiranës shihen kosha të cilët janë të boshatisur, por hapësira e tyre e cila është shumë e madhe është vetëm me mbeturina.  Kjo ndodh për një sërë arsyesh, pasi njerëzit përtojnë për të bërë dy hapa më shumë dhe e hedhin qesen nga larg. Dikush për të mos bllokuar trafikun e hedh që nga dritarja e makinë, por duke qenë larg qesja përfundon në shumë raste jashtë kazanit. Dikush tjetër e hedh nga dritarja e pallatit, por nuk ka shumë talent në basketboll dhe nuk shënon dot.  Dikush tjetër e shikon të arsyeshme që të lërë hapësirë në kazanë  për të tjerët dhe e hedh me vetëdije jashtë kazanit. Të gjitha këto arsye të renditura më sipër janë një problem shumë i madh, pasi shpesh herë përbëjnë edhe një problem  për punonjësit e pastrimit, pasi përveç koshave duhet që të mbledhë edhe mbeturinat rreth tij. Hedhja e mbeturinave jashtë kazanit është një kulturë e përgjithshme në Shqipëri dhe nuk po gjen një zgjidhje, sepse ende nuk funksionon sistemi  i gjobave për shkelësit e ligjit.  Nga shumë foto të shkrepura nëpër rrugët e Tiranës, menduam që të ndajmë me lexuesin veten disa prej tyre që janë shkrepur në afërsi të “Selvisë”. Kazanët e plehrave janë në një afërsi vetëm 5 minuta nga qendra e kryeqytetit, por përsëri qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar për të hedhur mbeturinat në vendin e caktuar. Gjendja në kazanët e tjerë në Tiranë është e njëjtë me këto foto, por do ti ndajmë me ju në javët ne vijim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here