E trishtë/ 10 ilustrime të vërteta, që tregojnë se shoqëria jonë ka shkuar për keq (FOTO)

0
  1. Facebooku po ju ha kohën tuaj
  2. Screen-Shot-2017-02-03-at-11.49.21

Sa kohë kaloni cdo ditë në Facebook apo media të tjera sociale? A ju dëmton produktivitetin? A e gjeni veten duke humbur kohë, deri në pikën sa as nuk dini se ku shkoi kjo kohë? Nëse përgjigja është po, nuk jeni vetëm.

Loading...

2. Jemi bërë të varur nga Like-t

Me që folëm për facebookun… Kur postoni dicka, a po e bëni vetëm për të parë se sa shumë prej miqve tuaj do ju bëjnë Like-n proverbiale? Ky ilustrim tregon se disa njerëz i trajtojnë Like-t në Facebook sikur të ishin një drogë që u duhet ta injektojnë në gjak.

3. Mjetet tona elektronike kanë prioritet mbi jetët tona

Nëse ju jepet zgjidhja mes mbarimit të baterisë së telefonit apo mbarimit (vdekjes) suaj, kë do të zgjidhnit? Në këtë rast, burri në ilustrim zgjodhi telefonin, në vend të sistemit që e mbante në jetë. Si shoqëri kemi nevojë të zgjedhim më mencurisht.

4. Pajisjet elektronike po na shkatërrojnë intimitetin

A keni kaluar ndonjëherë kohë, ju dhe personi i dashur, ku secili është në telefon duke dërguar e marrë mesazhe, në Tuiter, në Facebook apo duke lundruar në faqe të tjera, në vend që të komunikoni mes jush? A po mbërrin shoqëria në pikën, ku nuk mundemi as të rrijmë në intimitet me njëri-tjetrin, pa qenë në telefon njëkohësisht?

5. Familjet nuk kalojnë kohë cilësore së bashku

Ja tek është një nënë që përgatit biskota për familjen. Vetëm se, cfarë po bëjnë fëmijët? Nuk po bëjnë biskota me mamanë. Secili e ka fytyrën të zhytur në pajisjen e vet elektronike. Dikur prindërit përdornin televizionin si baby-sitter për fëmijët. Sot kanë një tablet, një celular, një laptop, apo një video lojë.

6. Më përpara i regjistrojmë, se sa i shpëtojmë

Shumë gjëra ndodhin në këtë ilustrim. Një zezak po mbytet dhe po kërkon ndihmë. Njëri e ka armën të drejtuar tek ai. Dikush tjetër ka një iPhone dhe po e regjistron. Asnjëri nuk është i interesuar që ta shëptojë.

7. Shoqëria po fle dhe jeta po i ikën

Koha është para. Kur mbarojmë punë me mediat sociale, ne flejmë, dhe humbasim monedhën më të vyer që kemi – kohën tonë në këtë botë.

8. Pavarësisht gjithë teknologjisë që kemi, ne sërish duam atë që ka dikush tjetër

Një thënie e vjetër thotë: “Bari është përherë më i gjelbër në anën tjetër të gardhit”. Ky ilustrim tregon se pavarësisht gjithckaje që kemi, edhe më të pasurit sërish kanë nevojë për më shumë dashuri, familje etj. për të qenë të lumtur.

9. Sensacioni ende shet

Me teprinë e informacionit që ekziston sot, mediat ende kërkojnë sensacionalizëm. ja një grua që ndihet se ka dicka të rëndësishme për të thënë, por medias i bëhet vonë për të vetëm sepse ajo është lakuriq. A do ia kish drejtuar mikrofonët media, po të mos kish qenë topless?

10. Në fund, sërish po vrasim planetin

Ilustrimi i fundit argumenton se pavarësisht përfitimeve teknologjike, ne vazhdojmë të ndosim Tokën deri në atë pikë sa kemi drejtuar një armë virtuale nga Nëna Natyrë. Teksa ndërtojmë qytete më të mëdha dhe ndosim më shumë, sa dëm do të vazhdojmë të shkaktojmë, pa qenë kjo fatale për të gjithë ne?

*bota

Loading...

Lini nje pergjigje