Djali nga Texas mahnit me shqipen, këndon këngën e Majk-ut

0

Një 20-vjeçar nga Texas ka publikuar një video në Instagram duke kënduar këngën ‘Fund’ të reperit kosovar, Majk.

“Gati një vit që kur kam performuar në Shqipëri dhe eksperienca ndryshoi jetën time përgjithmonë. Një falenderim për të gjithë miqtë e mi atje, sidomos një ndër këngëtarët më të preferuar shqiptar, Majkaveli,” – shkruajti ai.

Djaloshi ka kënduar një pjesë të këngës, ndërsa i binte pianos. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë reperi kur e publikoi videon me programin Repost, pasi është ndjerë mirë nga ky interpretim i tij.

Lini nje pergjigje