Avokati i Popullit: Konstituohet Komisioni Ad Hoc për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të KLGJ dhe KLP

0
186

Avokati i Popullit z. Igli Totozani, drejtoi mbledhjen e Komisionit të Pavarur “Ad-Hoc”, për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia.
Të pranishëm në mbledhjen e sotme ishin Kryetari i Akademisë së Shkencave z. Muzafer Korkuti, z. Arian Salati, avokat si dhe zj. Eris Hysi, avokate. Në mbledhje ka munguar z. Artan Zeneli, në cilësinë e nën kryetarit të Komisonit Ad Hoc.
Mbledhja Komisionit të Pavarur “Ad-Hoc” u zhvillua me këtë rend dite:
1. Konstituimin e Komisionit Ad Hoc (vazhdimi i mëtejshëm i punës)
2. Diskutimi dhe miratimi i rregullores së brendshme për punë e Komisionit Ad Hoc
3. Procedimi i mëtejshëm I kërkesave për informacion nga institucionet e tjera shtetërore I nevojshëm për punën e Komisionit Ad Hoc
Lidhur më pikën e parë të rendit të ditës, anëtarët e komisonit pasi konstatuan prezencën e më shumë se gjymës së anëtarësisë së këtij komisioni dhe duke vlerësuar bazën ligjore në fuqi, për vlefshëmrinë e punës së këtij organi kolegjial, kanë vendosur në prezencën e katër anëtarëve (nga pesë anëtarë në total që duhet të ketë ky komision), që Komisioni Ad Hoc është i konstituuar për të vazhduar punën e tij të mëtejshme ligjore.
Në mbledhjen e sotme u miratuan rregullat dhe procedurat mbi mënyrën e vlerësimit nga Komisioni i Pavarur Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga rradhët e avokatëve. Kjo rregullore do të jetë dokument për punën e mëtejshme të komisionit.
Lidhur me pikën e tretë të rendit të ditës, z. Totozani bëri me dije kërkesat për informacion që iu janë dërguar paraprakisht për verifikimin e kritereve ligjore nga ana e kandidatëve përkatësisht Prokurorisë së Përgjithshme, dhe Autoritetit për Informimin e Dokumentave të ish-Sigurimit të Shtetit.
Anëtarët e komisionit ranë dakort që të kërkojnë në vazhdim informacion lidhur me plotësimin e kritereve ligjore të kandidatëve, sipas listës emërore të tyre, dhe në përputhje me fushën e veprimtarisë përkatëse, Kontrollit të Lartë të Shtetit, ILDKPKI-së, si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Këtyre institucioneve do t’u lihet shtatë ditë kohë për dhënien e informacionit të kërkuar nga dita e dërgimit të shkresës nga ana e Komisionit Ad Hoc.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here