Agresori i Londrës, si u kthye nga nxënës shëmbullor në Xhihadist (FOTO)

0
143

Këto foto tregojnë agresorin e Westminster në Londër ku mbetën të vdekur 5 persona dhe 40 të plagosur, kur ishte i ri dhe studionte në shkollë. Khalid Masood kur shkonte në shkollën Tunbridge Wells, përshkruhej nga të tjerët “si një student me të ardhme të ndritur dhe një sportist i shkëlqyer gjithashtu, i cili nuk kishte interes në fe dhe që i pëlqente shpesh të dilte nëpër festa”.

 

 

Shokët e klasës së tij, thonë sot se janë të shokuar që ai u bë një terrorist i inspiruar nga krimet e ISIS,  dhe që vrau 5 persona pranë Parlamentit anglez ditën e mërkurë.

Ish-shoku i tij Kenton Till, i cili është sëbashku me të në foton e skuadrës së futbollit, tha se ai vuante nga fyerjet raciste, pasi ishte i vetmi njeri me ngjyrë në ekip.

“Ne ishim miq të mirë, ai studionte, ishte sportist shumë i mirë. Me fenë nuk kishte punë, ishte miqësor dhe i qeshur. Por fakti që ishte i vetmi njeri me ngjyrë dhe fyerjet e bënin të ndihej keq,” tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here