Standard.al

Tragjedia në Londër/ Po shkonte të merrte vajzat nga shkolla, por humbi jetën nga sulmi terrorist (Foto)

0

Pak orë pas tmerrit që tronditi Londrën një ditë më parë kur një 44-vjeçar me prirje radikale terroriste shkaktoi një masakër të vërtetë në urën “westminster” duke përplasur mbi 40 persona, zbulohet edhe identiteti i një prej viktimave, deri më tani 4.

 

 

Një nga viktimat e sulmit ishte një nënë 43-vjeçare. “Daily Mail” shkuan sot se Aysha Frade ishte duke kaluar urën për të marrë vajzat e saj nga shkolla 8 dhe 11 vjeçe, por nuk arriti dot aty, pasi u përplas pa mëshirë nga Abu Izzadeen dhe gjetI vdekjen.

Mësohet se ajo ishte mësuese në një kolegj aty pranë, ndërsa me origjinë ishte nga Spanja. Ajo ishte e martuar me një portugez, nga martesa me të cilin kishin ardhur në jetë dy vajzat, që tani i la jetime.
3E8C1C6C00000578-4341268-image-m-9_1490251579845 (1)
Para se të qëllohej për vdekje nga policia, Abu theri me thikë edhe policin Keith Palmer, 48-vjeç, fill pasi kishte shpërthyer me makinën Hunday derën e parlamentit, ndërsa vetë vdiq pak orë më vonë në spital. Mediat raportojnë se përveç mësueses dhe policit, kanë humbur jetën edhe 2 qytetarë të tjerë të pafajshëm, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.