Gjendja financiare e studentëve është : KA TA STRO FI KE!

0
206

Sot në Kuvendin e Shqipërisë një zotëri deputet dhe një zonjë edhe deputete u shamatosën me fjalë të pahijshme lidhur me faktin nëse janë rritur apo jo tarifat e studimeve universitare!

Mos u zini kot me fjalë sikur jeni mbyllur në akuarium!

Nuk është puna fare te tarifat. Puna është se e gjithë gjendja financiare e studentëve të universiteteve publike është

KA TA STRO FI KE !

Nuk kanë të paguajnë tarifat një pjesë,
Nuk kanë ardhur të rregjistrohen sepse nuk kanë parà,
nuk kanë mundësi të blejnë librat dhe tekstet,
nuk ushqehen mirë por me minimumin jetik dhe kjo reflektohet,
as bëhet fjalë të blejnë kompjutera portativ,
të rregjistrohen në biblioteka të huaja,
nuk kanë të rregjistrohen në kurse, apo rrethe argëtimi në qytet,
asnjë lehtësi si studentë për në teatër, opera, kinemara.
E ku ka teatër, opera, kinema njëherë!
Lëre të bëjnë udhëtime turistike dhe mësimore në Europë!
Lëre të blejnë romane, poezi, revista,
Lëre të shkojnë të blejnë fruta,
Mos folë për ndonjë drekë a darkë në ndonjë restorant si kudo!

Varfëria ka pllakosur botën rinore!

O deputeta, mos u zini! Mjafton të ngrini një komision që ta njohi këtë gjendje, të ndërmerrni një studim, të bëhet një sondazh, të dëgjohen pedagogë, familjarë, studentë!

Ka metoda për ta njohur këtë poshtërim nga varfëria! Mos bëni sikur po ziheni në Hënë!

KA TA STRO FE!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here