FOTO/ Banania e kuqe, një frut i shëndetshëm dhe mjaft unik

0
212

Banania është një nga frutat më të njohura në botë, të cilën e duan fëmijët dhe të rriturit. Banania e kuqe rritet në Amerikën e Jugut dhe në Azi, dhe është një nga varietetet më të shijshme të bananes, e njohur me emrat “Nendran” dhe “Ethakai”. Ajo ka një pamje të mrekullueshme për shkak të ngjyrës së kuqe të lëkurës.

 

 

Ky është një frut të cilin e gjen në çdo sezon, e ëmbël, e lehtë për t’u gjetur dhe nuk ka fara. Banania përmban shumë vitamina dhe minerale, dhe kjo e bën atë një frut shumë të shëndetshëm.

Edhe pse bananet e verdha janë të njohura për vetitë ushqyese që ato përmbajnë, “kushërirat” e tyre të kuqe, janë të shëndetshme sepse tuli i tyre ka sasi të mëdha karoteni dhe nivele më të larta të vitaminës C.

Bananet e kuqe, megjithëse i gjen rrallë në tregjet evropiane, mund të hahen të papërpunuara ose të përdoren në gatim në shumë lloje mënyrash. Një tipar i veçantë i tyre është aroma më e fortë dhe shija më e ëmbël, në krahasim me bananen e verdhë.

Tuli i tyre ka një ngjyrë trëndafili, sikur ka marrë pak nga ngjyra e kuqe e lëkurës, kurse shija ngjason me atë të manaferave, ndërsa sasia e madhe e sheqernave që ato përmbajnë është ideale për përdorimin në ëmbëlsira.

Por më e bukur mbetet pamja e tyre e kuqe dhe e ndritshme e varur në pemë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here