FOTO/ 21 “shqipet” e Serisë A, nga Kryeziu e Lushta te Hysaj e Berisha

0
154

Palermo, 24 mars. Për herë të parë në his torinë e dy shteteve, Italia do të luajë kundër Shqipërisë një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e një kompeticioni të rëndësishëm. As më pak dhe as më shumë, por Kupën e Botës.

Memushaj

Vendi i ëndrrave të mëdha për mijëra shqiptarë që emigruan në fillim të viteve 1990, tashmë na pret në realitete dhe mentalitete të ndryshuara.

Hysaj

Atje ku anijet e tejmbushura zbarkonin qeniet njerëzore në Bari dhe në fytyrat e tyre dukej qartë mjerimi, varfëria apo dëshira për liri.

Borici

Gati 27 vite më vonë, drejtuesit e Federatës Italiane duan të shmangin tejmbushjen e stadiumit të ndeshjes nga “miqtë” dhe e “degdisin” ekipin e tyre përfaqësues në Sicili.

Skela

Atje ku shpresojnë që të ketë më pak ngjyra kuqezi dhe më shumë brohoritje në gjuhën vendëse.

Rrudho

Por, ashtu siç vitet kanë kaluar, edhe kohët kanë ndryshuar, pasi me qindra tifozë kanë prenotuar udhëtim me çarter privat dhe mijëra të tjerë kanë vendosur të udhëtojnë me makina. Këtë herë, për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës, si gjysmë vendës.

Berisha

Por, nuk janë vetëm tifozët ata që na kanë përfaqësuar gjithë këto vite. Janë plot 21 futbollistë që kanë luajtur në elitën e futbollit italian, në Serinë A.

Basha

Gjithçka ka nisur para në vitin e largët 1939, atëherë kur Naim Kryeziu dhe Riza Lushta u transferuan nga Tirana te Roma dhe Bari respektivisht.

Strakosha

Më tej, karriera e tyre e suksesshme vijoi me ekipe të tjera, ku përfshihen edhe Napoli apo Juventusi.

Mehmeti

Talenti u shpërblye edhe me trofe, si titulli kampion (Kryeziu me Romën) apo Kupën e Italisë (Lushta me Juventusin).

Ajeti

U duk se fillimi i artë i talenteve shqiptarë do të hapte dyert për shumë të tjerë. Por, mbyllja e kufijve bëri që për sportistët të mbeteshin thjesht ëndrra në sirtar dhe duhej pritur viti i largët 2000- 2001, kur dy sulmues do të përfaqësonin me krenari vendin tonë.

Gjimshiti

Në fillim Erjon Bogdani dhe më pas Igli Tare nisën karrierën e tyre, për t’u bërë zëri i të gjithë brezave të rinj, se tashmë ëndrrat mund të bëhen realitet.

Ujkani

Dhe, pikërisht, ata, që në ato vite ishin fëmijë, sot janë ndër futbollistët më të spikatur të atij, që për vite me radhë u konsiderua si “kampionati më i bukur në botë”…

Bogdani

Tre shqiptarë kanë fituar trofe me klubet italiane

Prej të gjithë lojtarëve shqiptarë që kanë arritur të luajë qoftë edhe një ndeshje në Serinë A, tre prej tyre e kanë kurorëzuar kontributin në klubet respektive edhe me titullin kampion.

Kryeziu

Sigurisht që arritja më e madhe është ajo e Naim Kryeziut, i cili në sezonin 1941-’42 fitoi titullin kampion si sulmues i skuadrës së Romës.

Lushta

Po në të njëjtin vit, një tjetër shqiptar ishte duke ngritur trofe dhe bëhej fjalë për Riza Lushtën, i cili triumfoi në Kupën e Italisë si futbollist i Juventusit.

Cana

Ndërsa i treti dhe i fundit është Lorik Cana. Ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi fitoi gjithashtu Kupën e Italisë, në vitin 2013 me Lacion.

Lila

Lacio, klubi që ka pasur më shumë kuqezinj

Pjesa më e madhe e 20 futbollistëve që kanë luajtur në Serinë A kanë pasur karrierë të gjatë dhe kanë veshur fanellën e klubeve të ndryshme.

Cani

Ai që numëron më tepër ekipe është Erjon Bogdani, pasi ka luajtur me Rexhinën, Veronën, Sienen, Kievon, Livornon dhe Çezenën, në plot 12 vite aktivizimi në kampionatin elitar të Italisë.

Tare

Por klubi, i cili ka pasur më tepër futbollistë kuqezinj gjatë historisë së vetë në Serinë A është Lacio.

Manaj

Janë pesë sportistë që kanë luajtur me ta dhe saktësisht Loro Boriçi, Igli Tare, Lorik Cana, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, i cili vazhdon të jetë pjesë e kryeqytetasve./p.sport

Veseli

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here