De Biasi para ndeshjes me Italinë:Na duhet mrekulli, kundërshtarë zgjodhën Palermon, por…

0
121

Trajneri i Kombëtares Gianni de Biasi ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes Shqipëri-Itali që do të luhet nesër në Palermo në orën 20:45 në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit, Rusi 2017.

 

 

Ai ka thënë se kuqezinjtë janë gati për t’u ndeshur me ekipin italian, megjithëse tha se Shqipëria ka nevojë për një mrekulli.

“Kundërshtarin e njihni më mirë se sa unë. Ne jemi gati për t’u ndeshur me ekipin italian. Për Shqipërinë kjo është një ndeshje e veçantë. Shpresoj më të mirën dhe pse të gjithë duan fitoren e Italisë. Kundër Italisë kemi nevojë për një mrekulli. Ta luajmë ndeshjen të qetë dhe si të barabartë”, ka thënë tekniku italian i Kombëtares shqiptare.

I pyetur nëse në portë do jetë Hoxha apo Strakosha De Biasi u përgjigj shkurt: Do ta mësoni nesër.
Ai ka treguar edhe pse Italia zgjodhi të luajë në Palermo kundër Shqipërisë.

“Nuk zgjodhën ne për të luajtur në Palermo. Italia zgjodhi Palermon se ka tifozë të zjarrtë”, tha De Biasi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here