Blushi provokon Ramën: Të të tregoj unë çfarë i bëje ti Nanos për një vend pune?

0
493

Në përgjigje të fjalës së Ramës, deputeti Ben Blushi tha se nuk do të merret me çështjet personale me kreun e qeverisë, por me çështjet parimore.

Ai tha se nuk ka ndërmend ti tregojë popullit se çfarë i bëri Rama Nanos për ti kërkuar një vend pune.

Fjalimi i plotë i Ben Bushit :

Pash një kryeministër dhe një mik të degraduar. Këtë bën ky kur vjen në shtëpitë tuaja, mat kur fle dhe kur zgjohem. Unë nuk ia përmenda asnjëherë emrin. Fola për krizën dhe gjëra të vërteta. Fola për kanabisin, për bllokimin e integrimit. Këto kanë ndodhur pse unë shkruajta libra, apo pse unë ika nga PS? Këto kanë ndodhur sepse ishte Ilir Beqja ministër i Shëndetësisë, apo se ishte Tahiri. A ka njeri që thotë se kam ndenjur me një bandit? A ka njeri që thotë se jam bërë shoku i Koços unë? Si u bë Rama kryeministër? Duke na qarë ne te shtëpia. A kam detyrim ti them këto? Jo, unë nuk jam njeri banal. Unë nuk tregoj me kë pi verë sepse nuk e derdh gotën e verës. Unë nuk vij në Kuvend për të folur për gjëra personale.

Kush është përgjegjës që janë tradhëtuar 400 mijë shqiptarë të varfër? Unë apo Rama? Ky është banalizim i këtij Parlamenti. Të tregoj unë çfarë i bëje ti Fatosit, apo çfarë bëje me të. Unë besoj se nuk ka ardhur koha akoma. Në qoftë se do e mbaja atë mandat siç donit ju duhet të kisha votuar që armët kimike të vinin në Shqipëri. Duhet të isha bërë si Elvis Roshi. E kam mandatin në emër të shqiptarëve dhe nuk kam ndërmend tia jap asnjë bande.

Do tu them sa keni në pushtet ti Iliri dhe Saliu. Sa ka qenë Enveri? 45 vjet. E dini sa janë Edvini, Saliu? Ky ka 17 vjet. Për çfarë do tia jap edhe katër vjet të tjera? sikur pesë mandate të kisha nuk do tua lija në dorë juve. Unë nuk e kam përdorur asnjë ditë mandatin për të bërë dëm.

Ti më ke një borxh akoma. Kam kërkuar para 1 viti që më dilje përballë dhe të votoheshe. Kaq u kërkova të gjithëve dhe ish mikut tim. Iku nga gara. Ti ike nga gara, ike si frikacak. Do të ta jap këtë mundësi shumë shpejt. Këtë ma ke borxh. Ti je bërë me gjithë horrat e Shqipërisë dhe nuk meriton të jesh miku im.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here