Agolli tallet më Italinë: Nuk i kishte bërë llogaritë me arbëreshët

0
172

Ndaj edhe për faktin se ishte më i shpenguar përballë përfaqësuesve të mediave “të shtëpisë”, Agolli nuk ka ngurruar edhe të bëjë ironi edhe me Italinë që çoi ndeshjen në Palermo për të evituar pushtimin e tifozëve shqiptarë.

“Mendoj se Italia nuk e kishte menduar praninë e arbëreshëve para se ta sillte ndeshjen këtu”, tha ai duke qeshur, pasi ishte mësuar se një qytezë e tërë kishte planifikuar të ndiqte takimin. “Sicilia është një vend që është afër Shqipërisë, është emocion mjaft i madh që të kesh këtë kontakt me këto njerëz që për shekuj jetojnë në këtë vend  dhe ruajnë me shekuj origjinën dhe gjuhën mëmë”, deklaroi kapiteni i përfaqësueses.

Duke iu referuar faktit që atmosfera në Shqipëri nuk ka qenë aq e ndezur sa më parë, Agolli e cilëson këtë një “normalitet”. “Ne gjithmonë i kemi këto, kur humbim është tmerr i paparë në Shqipëri, përjetohet keq. Por unë e shoh si ndeshjen e radhës, ne duhet të bëjmë detyrën te kjo ndeshje, se çfarë do japim në fushë, atë e shohim nesër”, vijoi ai.

Ndërkaq, i pyetur për lojën në mbrojtje të Shqipërisë dhe për një “katenacco” të mundshme si ajo ndaj Spanjës, Agolli nuk ka ngurruar t’i dërgojë një mesazh të qartë edhe trajnerit De Biazi.

“Nuk mendoj se duhet të rrimë në mbrojtje dhe të luajmë në portën tonë. Nuk duhet të rrimë të presim grushtet e Italisë”, theksoi kapiteni Agolli./ J.H/panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here