VIDEO/ Ish-ushtari serb: Më kanë detyruar me forcë për të vrarë shqiptarë

0
216

Një ish-ushtar serb, identiteti i të cilit është anonim, në një intervistë për emisionin ‘Parrotlla’ ka rrëfyer se në vitin 1998-1999 është detyruar me forcë nga eprorët e tij që të vrasë shqiptarë, por thotë se nuk ka mundur. “Pse ta bëja unë këtë, pse të vrisja njerëz të pafajshëm, gra të pafajshme, fëmijë të pafajshëm”, ka thënë ish-ushtari serb. Ai thotë se aksionet e tyre ndaj shqiptarëve i kanë zhvilluar në çdo vend të Kosovës, si në qytete, ashtu edhe në fshatra. Ai thënë se grupi i njohur serb ‘Shakalli’ kanë vrarë serbë, për t’jua faturuar pastaj shqiptarëve.

“Këta njerëz kanë bërë shumë tmerre ndaj shqiptarëve. Kanë shkuar dhe kanë vrarë edhe vetë serbët dhe j’ua kanë faturuar pastaj shqiptarëve”, theksoi ai. Ai thotë se gjenerali i cili u ka dhënë urdhrat ka qenë Vekoslav Vukicevic.
Ndërsa në Kosovë kishte qëndruar deri në kohën e bombardimeve. Ish ushtari serb ka thënë se gjatë luftës së fundit në Kosovë ka parë pushkatime, përdhunime e masakra të shumta që janë bërë ndaj shqiptarëve. Ai tregon se në zonën e Mitrovicës kudo që kanë parë civilë shqiptarë, i kanë vrarë ose kanë bërë me ta çfarë kanë dashur. “Ku kanë mundur t’i zënë, e kanë vrarë kënd kanë dashtë. Edhe unë kam mundur por kam thënë që kurrë s’e bëj. Kush pyeste… Më shtrenjtë kushtonte një plumb serb sesa një civil shqiptar”, ka thënë snajperisti serb.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here