Rikthim në vendin e terrorit, stjuardesa simboli i sulmit terrorist në Bruksel shpërthen në lot(FOTO)

0
146

Një stjuadresë e plagosur, e cila u bë simbo i sulmeve terroriste të Brukselit kur ishte e mbuluar nga gjaku dhe pluhuri, shpërtheu në lot, pasi u rikthye në vendin ku ndodhi ngjarja 1 vit më vonë.Nidhi Chaphekar, u fotografua e shokuar me rrobat e saj të grisura teksa përpiqej të kuptonte se çfarë kishte ndodhur në aeroportin e Brukselit më 22 mars vitin e kaluar.

41-vjeçarja pësoi 15% djegie të trupit të saj dhe theu këmbën në sulmin vdekjeprurës me bombë, ku terroristët e ISIS vranë 32 persona në terminalin  e aeroportit. Sot, ajo iu bashkua qindra personave, përfshi edhe Mbretit Philippe dhe Mbretëreshës Mathilde të Belgjikës, në homazhet e sulmeve shkatërruese.

Qyteti ra në qetësi në orën 7.58 minuta, ora ekzakte kur kamikazët Ibrahim El Bakraoui dhe Najim Laachraoui terrorizuan hollin e aeroportit Zaventem.41-vjeçarja shpenzoi 25 ditë në kujdes mjekësor në spitalin e Brukselit përpara se të gjente zgjohej nga koma dhe të shihte bashkëshortin e saj që i rrinte pranë shtratit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here