Një zbulim befasues për njerëzit që u hapet goja më shpesh

0
1175

Hapja e gojës për gjumë ndihmon për të oksigjenuar trurin dhe bërja e shpeshtë e një veprimi të tillë, është sinonim i inteligjencës.

Është ky zbulimi i fundit i bërë nga një studim i ri i publikuar në revistën “Biology Letters”.

Nëse hapja e gojës është më e madhe, efekti rifreskues rritet. Për të arritur në këtë përfundim është përdorur truri i kafshëve, përballë hapjeve të mëdha të gojës.

Siç raporton noa.al, u zbulua se njerëzit e zgjuar e hapin gojën më shpesh dhe më gjatë.

Studimi i drejtuar nga Andrew Gallup i State University of New York, mbajti nën vëzhgim 29 majmunë. Studiuesit monitoruan nëpërmjet një video shpeshtinë e hapjes së gojës dhe kohëzgjatjen e saj, duke krahasuar të dhënat.

Shkencëtarët zbuluan se pesha e trurit dhe niveli i inteligjencës ishte më e madhe tek ata persona që hapnin më shpesh gojën. Me pak fjalë, kohëzgjatja e hapjes së gojës nga përgjumja nuk është e lidhur me peshën e trupit, por me atë të trurit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here