Ylli Dylgjeri për Bregun, Nurellarin, Çilin… : Nga KOP-i kanë dalë kopilat

0
561

Ish-këshilltari i Fatos Nanos Ylli Dylgjeri, shprehet kundër figurave të Partisë Demokratike, që në fillim të vitit 2005 u bashkuan për të krijuar Komitetin e Orientimit të Politikave, një përpjekje kjoqë solli risi në jetën politike shqiptare asokohe.

Mirëpo Dylgjeri i cilëson sot ata “kopila”, kjo sepse sipas tij, personalitetet që dikur u bashkuan si KOP, sot në vend që jenë në krye të PD-së, i dalin përballë asaj duke kritikuar.

“Nga KOP-i kanë dalë kopilat!

Vetëm pas 12 vjetësh KOP-it më në fund i zbardhet akronimi : KOPILAT!
Në fillim të vitit 2005, Partia Demokratike ishte në kulmin e riorganizimit të saj. Kishin kaluar tetë vite në opozitë dhe PD po i afrohej pushtetit, jo vetem për faktin se PS ishte konsumuar tej mase për dy mandate në qeverisje, por edhe se PD kish nevojë të riorganizohej.
Për të mbritur deri këtu, Berisha mori hapin e madh të kthimit të themeluesve pranë PD-se. Thuajse të gjithë ata që kishin ikur e gjeten rrugën e kthimit në formë KOP-i.
Komiteti i Orientimit te Politikave ishte zgjidhja më perfekte e momentit. KOP-i përbëhej nga figura të spikatura, në profesione të ndryshme, që i përkisnin edhe grupmoshave po ashtu të ndryshme. Ndërta ta veç Lulzim Bashës, Xhepes, Lekës, Mimës, etj. ishin dhe më të rinjte si Çili, Sejamini, Hasimja, Nurellari, Majlinda Bregu etj, qe sot kane “rebeluar” dhe kanë çakronuar në “kopila”. Pra krijesa e spikatur KOP, sot ka zbardhur akronimin, dhe ka dalë me emrin e vertetë.
KOPILAT s’janë më në krye të PD-së, por i rrine përballe asaj, duke kritikuar, anatemuar, çpuar, salduar, torturuar, deri sa e futën dhe në çadër. Me të dale serisht PD nga Çadra në Saraj, Kopilat bëhen prap KOP, dhe nuk ka më njeri që i ngop!”, shkruan Dylgjeri.

Kujtojmë se në 2005-ën, përpara zgjedhjeve, ish-kryeministri Berisha shpalosi forumin më të ri, të quajtur Komiteti i Orientimit të Politikave.

Ky forum mblodhi pranë vetes profesionistë të botës akademike, shoqërisë civile, ekspertë të shquar të fushave të ndryshme, të shkolluar dhe të trajnuar në universitetet më të mira të botës e me përvojë të gjatë në institucione vendase e ndërkombëtare. Detyra e tyre kryesore ishte përgatitja e një strategjie gjithëpërfshirëse qeverisëse dhe përcaktimi i drejtimeve kryesore për zbatimin e kësaj strategjie. KOP dha një ndihmesë të veçantë në hartimin e programit qeverisës të PD si dhe ndikoi pozitivisht në fitoren në zgjedhjet e 3 korrikut 2005./shuplaka

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here