Sikur Nishani të kishte refuzuar Xhafajn ?!

0
247

Nga Nebil Çika

Nuk kam parë deri tani vendim me të diskutuar e të kontestuar te presidentit Nishani . Nga të dy krahët e politikës e djathta, medie e militantë madje edhe politikane apo ish te tillë po anatemojnë vendimin i Presidentit Nishani për të mos refuzuar kandidaturën për ministër të brendshëm te ish hetuesit të sigurimit të shtetit Fatmir Xhafa.

Shumica, sidomos ish të përndjekurit politike te komunizmit , kane motive emocionale dhe me të drejtë kundërshtojnë qenien në politikë qeveri , parlament, drejtësi etje te ish persekutorëve te tyre komunistë . Moralisht ky është një reagim korrekt ndaj vendimit te Presidentit por kreu i shtetit është një politikan dhe vendos politikisht në dekretet apo mos dekretet e tij. Ne rastin konkret un mendoj se z. Nishani ka vepruar korrekt politikisht madje ka rriskuar ne karrierën e tij te metejshme politike, ne se do të ketë një të tillë , me vendimin qe mori . E thënë ndryshe ai ka mare një kosto personale por i ka qëndruar besnik detyrës se tij si president dhe profilit e bindjes së tij si politikan.

Mendoj se refuzimi i kandidaturës së Xhafajt ishte një vendim tërësisht në favor te Ramës dhe qeverisë dhe kam bindjen që ata mezi po e prisnin refuzimin nga Presidenti. Mendoj se përzgjedhja e Xhafës një ish hetuesi te sigurimit te shtetit ishte midis te tjerash një provokim i Ramës i cili jo pa qellim e radikalizmi situatën politike me një vendimin e tij. Me një here pas kandidaturës se Xhafës vëmendja e opinionit u zhvendos nga qeveria dhe problemet e saje te shumta dhe debati politik e publik u minimizua tek Xhafa dhe e kaluar e tij kriminale me Sigurimin e Shtetit. Xhafa nuk është as i pari e as i fundit ish “xhelat” i Sigurimit të Shtetit në qeveri , parlament administrate gjyqësor etje . Shefi i tij i fundit Gramoz Ruçi vazhdon te jetë nr 2 i partisë në pushtet dhe grupit te saj parlamentar ne parlament , komisionet e sigurisë , ligjeve etje janë te paktën 12 ish hetues e oficerë të Sigurimit te Shtetit. Gjykatat prokuroria , policia SHISH tjera gëlojnë prej tyre administrata shtetërore po ashtu . Pra Xhafaj nuk ishte e nuk është një surprizë por një vazhdimësi politike e partive ne pushtet qe vijnë te dyja prej organizatës me terroriste te diktaturës PPSH-së. Me pak fjalë shteti shqiptar ka qenë dhe është ne drejtimin e kontrollin e plotë te Sigurimit e Shtetit dhe Xhafa është vetëm njeri prej tyre. Zhurma e madhe për te me duket me shume hile se realitet dhe efekt i provokimit të planifikuar të Ramës

Por le te rrimë tek vendimi i Presidentit për dekretimin e tij ? Të gjithë merren , komentojnë ,kundërshtojnë , kontestojnë e analizojnë faktin qe Presidenti e dekretoi Xhafajn por askush nuk merr mundimin te analizoje te kundërtën. Pyetja ime për te gjithë skeptikët dhe kundërshtarët e vendimit sidomos ata të krahut të djathtë është : Çfarë do te kishte ndodhur sikur Nishani te kishte refuzuar Xhafajn ?!

Mendoj se me një herë kriza do te transformohej artificialisht nga politike ne institucionale dhe konflikti i madh me qeverinë do të zhvendosej nga Çadra e protestës në Presidencë . Prej kohesh Rama dhe miqtë e tij marksistë perëndimor e lindor  po mundohen ta paraqesin protestën e opozitës , krizën politike ne vend si një krize artificiale institucionale . Ata thotë: Opozita ka braktisur institucionet dhe po kërkon me pa të drejte zgjidhje ne rrugë n çadër, gje qe sigurisht nuk është e vërtetë. Ne se presidenti refuzonte kandidaturën e ministrit te propozuar nga Rama dhe do te bllokonte emërimin e tij kjo do të te ishte “prova” me e mire e qeverisë dhe miqve te sajë ndërkombëtarë për alibinë e tyre te krizës artificiale institucionale te opozitës .Me sa duket Presidenti Nishani  ka shmangur një artificë për te anashkaluar zgjidhjen politike te krizës ne Shqipëri . Vendimi i Nishanit ka garantuar Çadrën e protestës si pale dhe Bashën si personin e politikanin me te cilin Rama duhet te merret vesh për zgjidhjen krizës politike në vend . Ne se do te kishte ndodhur e kundërta sot Çadra protestës si institucioni politik kryesor aktual ne vend ,nuk do te ekzistonte më.

Presidenti ne fjalën e tij ne konferencën e shtypit për këtë rasat sqaroi pozicionin e tij moral e politik duke e konsideruar kandidaturën e Xhafajt të pa përshtatshme moralisht por politikisht ai zgjidhi te ishte korrekt duke mos u përzier në një krizë politike ku pala kundër qeverisë është shefi i opozitës Basha .

Përfundimisht dua te them se ne se presidenti do ta kishte refuzuar Xhafën ai më shumë do ta kishte dëmtuar se do ta kishte ndihmuar protestën e opozitës dhe Luzim Bashën pasi mund ti defaktorizonte artificialisht ato , Përtej pretendimit te z. Nishni se Kushtetuta nuk i lejonte refuzimin un nuk mendoj kështu . Presidenti dhe këshilltaret e tij juridikë e politike do te kishin mundur te gjenin dhjetëra shtigje kushtetuese për përligjur refuzimin por ai ka zgjedhur me vullnet këtë rrugë që mund ta dëmtoje atë ne planet e tija te ardhshme por qe nuk dëmton sot kauzën dhe aksionin politik te opozitës dhe rolin e Bashës si politikani kyç ne zgjidhjen e krizës.

Atyre militanteve te PD-se dhe opozitës që ne te drejtën e tyre  kontestojnë zgjedhjen  e nje sigurimsi ne qeveri u them serish se ky nuk është as i pari e as i fundit . Ju kujtohet ne fund te mandatit kur vetë PD zgjodhi jo një , po dy ish hetues te Sigurimit ne Gjykatën Kushtetuese . Ju kujtohet se si deputetet që e kundërshtuan Alibeaj dhe Marku per këtë arsye mbeten jashtë listave të deputeteve ne zgjedhjet e fundit ? Pse nuk reaguat kështu edhe atëherë ?!  E pra ,një sigurims me shumë apo me pak në ushtrinë e tyre te madhe në të gjitha qelizat e shtetit shqiptar nuk bën fajde . Fajde bën dëmtimi, anashkalimi apo rënia e protestës , çadrës dhe alternatives se sajë politike Republikës se re te Bashës . Mendoj qe kjo puna e sigurimsave dhe komunisteve kërkon një zgjidhje përfundimtare siç me gjasa mund te jetë Republika e re. Prandaj them se me dekretin e tij Presidenti Nishani nuk beri gjë tjetër perverse nuk i zuri rrugën , opozitës dhe Republikës se re dhe Bashës si njeriut, politikanit , liderit që ka premtuar se do ti realizojë duke kërkuar “kokën” e Ramës dhe gjithë qeverisë e jo vetëm te një ministri . Mendojini pak me qetë dhe do te kuptoni me mirë arsyet dhe pasojat e këtij vendimi , aspak të lehtë , të Presidentit të Republikës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here