Nuk mbahet premtimi nga bashkia, Tirana vuan ende për mungesën e ujit

0

 

“Vitet ikin por premtimi mbetet vetëm në letër, askund nuk shihet investimi për të furnizuar banorët me ujë të pijshëm, depozitat mbeten sërish mbi pallate”

Fushata e vitit 2015, ishte shumë e zjarrtë dhe premtimet ishin nga më të ndryshmet. Të gjithë kandidatët premtonin çdo ditë se do të zgjidhin të gjitha problemet që shqetësonin qytetarët. Nuk kishte rëndësi se çfarë problemi ishte i madh apo i vogël, pasi kandidatët nëse e dëgjonin nga banorët e mbanin shënim dhe premtonin që do ta zgjidhnin. Çdo kandidat në çdo takim bënte premtime nga më të çuditshmet. Një prej premtimeve  që bëri më shumë përshtypje në atë kohë ishte premtimi nga Erion Veliaj që sot është kryetar bashkie , se do të furnizonte qytetin me 24 orë ujë në ditë. Ky premtim duke i çuditshëm pasi jetojmë në vitin 2017 dhe pretendojmë që të futemi në Evropë, kur nuk kemi plotësues standardet më jetike të njeriut, që është furnizimi me ujë. Në 27 vite demokraci premtimi që zë peshën më të madhe të fushatës është , do të sigurojmë 24 orë ujë dhe 24 orë energji elektrike. Por ky premtim në atë kohë nuk u morë shumë për bazë pasi shihej si një premtim thjesht për fushatë dhe shumë populist. Kanë kaluar gati dy vite që nga ajo kohë por sërish pretimi duket se nuk po nis të zbatohet, pasi projekti po mbetet në letër. Ja çfarë ka thënë kryetari i bashkisë Erion Veliaj në një nga ditët e tij të fushatës, për depozitat dhe furnizimin pa ndërprerje me ujë.

Premtimi në 2015

Premtimi për furnizimin me ujë të pijshëm u bë si fillim nga fshati i Bërzhitës, ku tha se Tirana do të ketë një furnizim normal me ujë, nëse do të votohej ai për të qeverisur qytetin. Velaij gjatë takimit që pati në fshatin e Bërzhitës, akuzoi ish kryetarin e Komunës se nuk po punonte në favor të banorëve.  Kandidati i majtë për Tiranën Erjon Veliaj, premtoi furnizim me ujë të pijshëm dhe për vaditje, si nevojat më urgjente për këtë zonë. “Është viti 2015, dhe lagje të tëra të Tiranës janë pa ujë. Çfarë bëri kryetari i komunës, pse s’i solli ujë komunës. Tirana pa ujë Bërzhita pa ujë”, ishte ky premtimi që ai bëri  përpara banorëve.

Gjendja sot

Që nga ajo kohë deri tani nuk ka ndryshuar asgjë për banorët e Tiranës, të gjithë kanë ankesa me furnizimin me ujë dhe problemet që shfaqen në cilësinë e tij. Ky premtim duket se do ta këtë të largët ditën kur të shoh dritën e diellit, dhe efektet e tij do ndihen akoma edhe më larg. Kanë kaluar dy vite që nga premtimi i cili ka qenë i shumë pritur nga banorët, por përsëri ata duhet të presin edhe shumë kohë që të kuptojnë se çfarë është të jetosh me 24 orë ujë pa ndërprerje. I gjithë qyteti është si një konvikt i madh, ku uji vjen në orar të caktuar dhe të gjithë renden që të bëjnë sa më shumë punë brenda këtij orari me ujin. Edhe pse jetojmë në 2017 përsëri duhet të mësohemi me faktin që ujë nuk është një gjë e domosdoshme dhe prandaj në projektet e pushtetit nuk zë vende prioritare.

…………………………………………………………………………………………………………….

Projekt pilot

24/7 ujë dhe heqjen e depozitave, ende nuk ka nisur. Kur?

Kompania publike e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës do pësojë një transformim të plotë, me synim rritjen e nivelit të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve ishte ky njoftimi i para disa javëve nga bashkia. Bashkia e Tiranës dhe USAID nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për të bërë të mundur modernizimin e UKT-së dhe aplikimin e një sistemi të ri faturimi dhe kontabiliteti. Marrëveshja u firmos nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, si dhe drejtori i Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në vendin tonë, Peter Clavelle. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, e cila erdhi në prag të Ditës Ndërkombëtare të Ujit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se ajo synon konsolidimin financiar të UKT dhe Bashkisë  së Tiranës. “Ashtu siç e kam thënë edhe për ndërmarrje të tjera, ku ne jemi aksionarë, qoftë ky klubi i futbollit apo ndërmarrje të tjera, Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë një dyqan pa inventar. Ne duhet të jemi një bashki moderne. Kjo është arsyeja pse me konsolidimin financiar që bëjmë sot, duke shkrirë në një faturë të vetme të gjitha detyrimet e bashkisë, kemi mundësi që të kontabilizojmë më mirë të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, si dhe të kemi mundësi të shëndoshim financat, të cilat pastaj përkthehen në punë publike”, tha Veliaj. Por duke futur të gjitha në një faturë, kjo ka ndikuar shumë në xhepat e konsumatorëve, pasi ka nga ato taksa që i paguan por nuk merr shërbimin mbrapsht. Por pas këtij premtimi Veliaj foli edhe për performancën e ujësjellësit, dhe tha se është rritur furnizimi me ujë i qytetit të Tiranës.  Por nëse do të shohim raportin vjetor të publikuar nga  sektori i Ujësjellës Kanalizimeve, shihet se mbulimi iznave me ujë është në ulje nga viti 2015 në vitin 2016.

Premtimi i pambajtur dhe problemi që ekziston

Nga fushata dhe deri të nënshkrim i marrëveshjes ka disa ndryshime nga artikulimi  që ka bërë kryetari bashkisë. Në fillim tha që të  ketë furnizim 24 orë me ujë në të gjithë qytetin, dhe më pas ka bërë një marrëveshje për një projekt pilot që do të hiqte depozitat, në një lagje të Tiranës. Edhe pse i ndryshuar nga projekti fillestar, përsëri projekti nuk është vënë ende në zbatim dhe situata me depozitat e ujit mbetet e njëjtë. Shëmtia e qyteti përsëri ndodhet aty stioke dhe e qëndrueshme. Nuk mund ta ndryshoj askush fatin e një qyteti që e ka vendosur vet fatin e keq me votën e tij. Premtimi nga Erion Veliaj nuk ka nisur ende që të zbatohet, dhe të gjithë duhet që të vazhdojnë jetesën në konviktin gjigant, ku ujë vjen akoma me orar dhe duhet që të sigurohesh që të kesh mbushur depozitën përpara se të hapësh çezmën në shtëpi.

 

Dëmet nga depozitat e pa pastruara   

Depozitat e ujit janë sa te vlefshme për furnizimin pa ndërprerje, po aq edhe te dëmshme, nëse nuk mirëmbahen. Veçanërisht në këtë stine, kur temperaturat janë fillojnë dhe rriten dita ditës, uji i depozitave, mund të jetë rrezik serioz për shëndetin. Specialistë të higjienës iu bëjnë apel qytetarëve, për pastrimin periodik të depozitave, si ato familjare mbi pallate ashtu dhe depozitat e mëdha metalike apo në formë dhomash. Ky proces duhet të ndodh 1 here në vit. Por në fakt, janë me dhjetëra pallate në Tiranë e jo vetëm, që për vite me radhë, ndoshta dhe dekada, nuk kanë pastruar asnjëherë depozitat e ujit. Qëndrimi i ujit për një kohë të gjatë në ambient te mbyllur dhe shtimi i mikrobeve, përben rrezik për helmim, përhapjen e verdhëzës dhe sëmundje te tjera infektive. Me ligjin e ri për kontrollin e ujit te pijshëm, autoriteti përgjegjës për cilësinë e ujit deri te pallati apo banesa, është ujësjellësi. Ndërsa nga depozita tek rubineti, përgjegjësia është e administratorit të pallatit, që ende nuk janë zgjedhur, pasi projekti i bashkisë ka filluar me pak vonesë ose pronarit të shtëpisë. Specialiste të Shëndetit Publik, tregojnë se për çdo problem që banoret mund të vënë re me ujin, në shije apo erë, duhet t’i drejtohen Drejtorisë së Higjienës.

………………………………………………………………………..

Një tjetër

Do rrisim investimet pa rritur çmimin e ujit

Bashkia e Tiranës do të rrisë investimet për modernizimin e rrjetit dhe shërbimin e furnizimit me ujë të qytetarëve, pa rritur çmimin e tij. Këtë tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë analizës vjetore të ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime, e cila u zhvillua në Bovillë. Ai theksoi se për herë të parë gjatë vitit 2016, UKT-ja doli me fitim, duke krijuar më shumë mundësi për investime, pa prekur çmimin e ujit.  “Një administrim më i mirë i ndërmarrjes e nxori atë me fitim për herë të parë në 25 vjet. Mund të ketë shumë njerëz që thonë nëse jemi me fitim, pse s’kemi ujë 24 orë? Sepse krahasuar me këtë fitim, investimet e kryera nga UKT janë shumëfishuar. Por, besoj se është lajm i mirë që fitimet i përkthejmë në investime, sigurisht duke ruajtur çmimin e ujit që kemi sot”, tha kryebashkiaku Tiranës. Veliaj tha se 1/3  e ujit të pijshëm që rrjedh nga Bovilla humbet teksa kalon nëpër zonën e Kamzës dhe të Paskuqanit. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje kreut të Bashkisë Kamëz që të bashkëpunojë për të zgjidhur këtë problematikë. “Pjesa më e madhe e humbjeve për Tiranën ndodh në momentin kur uji nga Bovilla shkon drejt Tiranës dhe kthehet në një kulluese makaronash teksa kalon në Kamëz dhe në Paskuqan. Ndaj i bëj thirrje publike kryetarit të bashkisë, që marrja e pesë votave më shumë nga njerëzit që abuzojnë me ujin nuk është politikë afatgjatë”, tha Veliaj.  Kjo nuk është akuza e tij e parë për kryetarin e Bashkisë Kamëz.  Kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi nga UKT që të rrisë edhe më tej bashkëpunimin me qytetarët, duke iu përgjigjur çdo kërkese që vjen prej tyre, për çdo avari që mund të ketë në sistem.  Por që problemet që kanë pasur banorët kur kanë mbetur disa ditë pa ujë dhe nuk kanë gjetur zgjidhje për problemet e tyre.

……………………………………………………………………………………

Punimet në rrugën Siri Kodra

Para disa javësh ka martuar projekti i rrjetit të ri të ujësjellësit, në rrugën Siri Kodra. Ky projekt kishte si synim rehabilitimin e rrjetit të vjetër, dhe furnizimin me ujë të banorëve të asaj lagje 24 orë në ditë. Por një prej banorëve që banon aty na tregoi se ajo zonë ka pasur ujë gjithmonë, por  ky rrjet u bë vetëm për të shitur matësat e rinj. Banori na tregoi se ajo zonë nuk ka pasur kurrë probleme me furnizimin me ujë dhe ka qenë një ndër zonat e vetme e tillë. Sipas tij projekti është thjesht një fasadë për të fituar ata që bën projektin disa lekë dhe për të shitur matësa për banorët.

………………………………………………………………………………………………

88 përqind e të gjitha sëmundjeve nga uji i ndotur

Rreth 2.6 miliardë vetë në mbarë botën s’kanë ujë dhe kushte higjenike. Nga diareja apo nga sëmundje që shkaktohen nga uji i papastër çdo 20 sekonda në botë vdes një fëmijë. Një miliardë njerëzve në botë u duhet të mbijetojnë pa ujë të pijshëm. Pasojat janë katastrofale dhe në çdo 20 sekonda vdes një fëmijë nga diareja apo nga sëmundje që shkaktohen nga uji i papastër. Si mund të furnizohen më shumë njerëz me ujë të pastër? Çfarë rëndësie kanë impiantet sanitare për zhvillimin ekonomik?

88 përqind e të gjitha sëmundjeve në botë shkaktohen nga uji i ndotur

Shumica e fëmijëve nën moshën gjashtë vjeçare vdesin në vendet në zhvillimin nga infeksione prej ujit të ndotur.  Banka Botërore konstatoi, se 88 përqind e të gjitha sëmundjeve në botë shkaktohen nga uji i ndotur.  Sunita Narain specialiste e ujit është e sigurtë, se faktori i kushteve higjenike është një nga më të rëndësishmit për zhvillimin ekonomik të një vendi “Zhvillimi është mirëqënia e njerëzve. Dhe uji i ndotur shton ngarkesën për shërbimin shëndetësor të një vendi. E qartë është se nuk mund të bëhesh i pasur, kur ka shumë të varfër, që janë të sëmurë.” Një dollar investim në impiantet sanitare dhe higjenike sjell mesatarisht nëntë dollarë fitim Investimet në impiantet sanitare do ta përmirësonin shëndetin dhe kushtet e jetesës së njerëzve, thonë ekspertet.

Lini nje pergjigje