I shtrirë dhe pa ndjenja në mes të rrugës, askush nuk e prek me dorë këtë burrë

0
145

Një burrë ndodhet i shtrirë për më shumë se dy orë në mes të rrugës në afërsi të Stacionit të Trenit në qytetin e Durrësit. Një prej banorëve të zonës i ka bërë një foto dhe e ka dërguar në redaksinë e JOQ.al ndërsa bën me dije se personin asnjë nuk e kap me dorë, edhe pse është pa ndjenja.

 

“Ky njeri gjendet i shtrirë në tokë prej 2 orësh në Stacionin e Trenit në Durrës dhe askush nuk bëhet merak për të.  Kam provuar ambulancën dhe policinë e Durrësit, por askush nuk përgjigjet”, – shkruan qytetari.

Humanizmi njerëzor tek ne ekziston dhe vetë fakti që qytetari ka telefonuar për të vendosur në dijeni mbi situatën e krijuar, e tregon qartë, por janë institucionet shtetërore ato që janë gjatë gjithë kohës neglizhente dhe nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

 

Nuk dihet nëse zotëria i shtrirë në tokë është endacak, në gjendje të dehur apo ka një problem tjetër, por sido që të jetë, është një qenie njerëzore që ka nevojë për ndihmë dhe ndoshta ky denoncim bie në veshin e institucioneve përkatëse përpara se të jetë shumë vonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here