Spitali i Fierit shpall ‘falimentimin’, mjekët: Mos u dukni këtej sot, ampula nuk bëhemi dot (FOTO)

0
1444

Prej më se 1 muaji  qytetarë të shumtë  kanë denoncuar në vazhdimësi mungesën e ilaceve apo të pajisjeve për të kryer një  ekografi apo skaner në spitaline  e Fierit. Më e keqja  akoma shkon kur nuk është e mundur të bëhet edhe një analizë  komplete e kjo sepse mungon  materiali kimik për nivelin e yndyrës në gjak.

Të shtruarit dalin të sëmurë nga spitali dhe me xhepat bosh. Ilacet duhet t’i blejnë vetë.

Drejtoria e spitalit të Fierit e  ka sqaruar arsyen e këtyre mangësive me bërjen e kontratave të reja për barnat dhe materialet laaboratorike.

Por  dje njëri nga mjekët e këtij spitali me anë të një postimi në facebook ka shkruar se i nevojiten disa medikamnete që nga paracetamoli dhe deri tek adalatët sepse në spitalin e nuk gjenden.

Postimi i  publikuar ‘Nisma Thurje’ :

Jani eshte mjek ne Spitalin e Fierit. Sot te gjithe mjeket kane shpallur “falimentimin” e spitalit per shkak se mungojne medikamentet baze per te kuruar pacientet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here